Korce, ofrohet vend pune Agjent Shitjesh B2B
- Korce
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përmbledhja e Pozicionit
Po kërkojmë një Agjent Shitjesh B2B energjik, këmbëngulës dhe me aftësi të shkëlqyera negociuese për t'u bërë pjesë e skuadrës sonë në platformën Foodini.Si pjesë e partneritetit tonë strategjik me Top Media Group dhe Top Channel, ky pozicion ofron një mundësi unike për të prezantuar një projekt me impakt të madh mediatik dhe teknologjik te bizneset lokale.
Detyra juaj kryesore do të jetë identifikimi, kontaktimi dhe përzgjedhja e restoranteve dhe bizneseve më të mira në qytet (bizneset "Magnet"), duke i bindur ata të bëhen pjesë e rrjetit tonë të partnerëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Punë e Vazhdueshme në Terren: Identifikimi, prospecimi dhe vizitimi i restoranteve, kafeneve dhe bizneseve të reja të ushqimit në territorin e përcaktuar.
- Prezantimi i Vlerës B2B: Prezantimi i platformës Foodini dhe paketave tona fleksibile të bashkëpunimit (përfshirë logjistikën tonë ose modelin Self-Delivery për bizneset që kanë korrierët e tyre).
- Negocimi i Kushteve: Menaxhimi i objeksioneve lidhur me tarifat ose komisionet, duke i kthyer ato në argumente investimi për marketing dhe rritje volumi.
- Mbyllja e Marrëveshjeve: Negocimi i kushteve tregtare dhe finalizimi i nënshkrimit të kontratave me partnerët e rinj.
- Onboarding dhe Integrim: Mbledhja e menusë, çmimeve dhe materialeve të nevojshme nga restorantet për të bërë integrimin e tyre teknik në sistem.
- Ndërtimi i Marrëdhënieve: Mbajtja e kontakteve të rregullta me pronarët dhe menaxherët e restoranteve për të siguruar kënaqësinë e tyre dhe respektimin e standardeve të platformës.
Kërkesat dhe Kualifikimet
- Përvoja: Minimumi 2 vite përvojë e provuar në shitje B2B, shitje në terren (Field Sales), ose menaxhim llogarie (Account Management). Përvoja në industrinë HoReCa ose me platformat e ngjashme përbën avantazh të madh.
- Aftësitë Komunikuese: Aftësi të jashtëzakonshme prezantuese, negociuese dhe bindëse. Të jetë i aftë të komunikojë me pronarë biznesesh të niveleve të ndryshme.
- Orientimi drejt Rezultateve: Person me vetë-motivim të lartë, i fokusuar në arritjen dhe tejkalimin e objektivave mujore të shitjeve.
- Fleksibiliteti dhe Rezistenca: Aftësi për të menaxhuar refuzimet dhe skeptikët, duke ruajtur një qasje pozitive dhe zgjidhëse (problem-solving).
- Leje Drejtimi: Patente e Klasit B (e detyrueshme për lëvizjen në terren).