Koordinatore Zyre
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 9 Qender
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Menaxhim Biznesi

POZICION VAKANT
POZICIONI: Koordinatore Zyre
DEPARTAMENTI: Departamenti BNJ
VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 10 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.
Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit.
Forca jonë më e madhe është stafi, të cilin e mbështesim me një ambient të sigurt, mikpritës dhe mundësi reale zhvillimi profesional.
Çdo punonjës vlerësohet dhe promovohet në bazë të rezultateve.
Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.
Aktualisht ne po kërkojmë për te rinj te talentuar ne Departamentin e BNJ:
Koordinatore Zyre
PERGJEGJESITE:
- Shërben si pika e parë e kontaktit për klientët, vizitorët dhe kandidatët; i orienton sipas nevojës.
- Krijon dhe mirëmban një mjedis mikpritës dhe profesional.
- Kryen detyrat dhe përgjegjësitë e recepsionistit të kompanisë.
- Cakton dhe koordinon intervistat dhe procesin e aplikimeve.
- Menaxhon kalendarin e takimeve dhe sallën e mbledhjeve: rezervim, përgatitje, mirëmbajtje,mbajtje shënimesh (kur kërkohet).
- Ndihmon në organizimin e udhëtimeve të punës dhe logjistikës.
- Mban protokollin e dokumenteve; regjistron korrespondencën hyrëse/dalëse dhe shpërndandokumentet te punonjësit përkatës.
- Organizon dhe mirëmban dosjet, të dhënat dhe dokumentacionin e zyrës.
- Porosit dhe shpërndan kancelaritë e çdo departamenti, për të siguruar stok të mjaftueshëm.
- Mbështet Departamentin e BNJ me data entry, përgatitje dokumentesh dhe detyra të tjeraadministrative.
- Mbikëqyr pastërtinë, organizimin e zyrës,
- Mban konfidencialitet të plotë të të dhënave dhe informacioneve të brendshme.
- Koordinohet me çdo njësi të kompanisë sipas nevojave operative.
- Shërben si pikë kontakti dhe orientimi për punonjësit e rinj.
- Kryen detyra të tjera që i caktohen nga departamenti.
- Diplomë Bachelor ose Master në Ekonomiks, Finance, Menaxhim Biznesi apo fusha te tjera ekzakte,
- Eksperienca në Departamentin e BNJ konsiderohet avantazh,
- Aftësi shumë të mira në kërkim (research) dhe kreativitet në zgjidhjen e detyrave.
- Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike konsiderohet avantazh (MS Office, etj.).
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe detyra të shumëfishta njëkohësisht.
- Aftësi për të punuar me standard të lartë edhe nën presion.
- Vëmendje të lartë ndaj detajeve.
- Motivim, energji pozitive dhe gatishmëri për të mësuar.
- Aftësi shumë të mira komunikuese, verbale dhe të shkruara.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe etikë profesionale.
Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:
Data e fundit e aplikimeve: 23.12.2025.
Faleminderit,
Departamenti i BNJ
Apply WhatsApp