Koordinatore Klinike
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Koordinatore Klinike
Kalaja Talent Consulting, për një nga bashkëpunëtorët e saj, kërkon të punësojë një Koordinatore Klinike Dentare.Vendndodhja: Tiranë
Orari i punës: E Hënë – E Premte, 09:00 – 18:00
Paga: 80,000 ALL
Përgjegjësitë Kryesore:
- Koordinimi i pacientëve dhe menaxhimi i axhendës së takimeve.
- Komunikimi i vazhdueshëm me pacientët vendas dhe të huaj.
- Mbështetja e stafit mjekësor në organizimin e proceseve të përditshme të klinikës.
- Menaxhimi i telefonatave, email-eve dhe kërkesave të pacientëve.
- Ndjekja e proceseve administrative dhe sigurimi i një eksperience pozitive për pacientët.
Kriteret e Kërkuara:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të punuar në mënyrë efikase.
- Njohuri bazë të programeve kompjuterike (Microsoft Office).
- Eksperienca në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
Ofrohet:
- Kontratë e rregullt pune.
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi profesional.
Apply WhatsApp