Koordinatore e turnit të pasdites (shoferë dhe gazetarë)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Gazetari | Komunikacion
- Supervizor | Team Leader
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
NJOFTIM PUNE
Shoqëria Report TV shpall vend të lirë pune për pozicionin:Koordinatore e turnit të pasdites (shoferë dhe gazetarë)
Përshkrimi i pozicionit:
Koordinatorja e turnit të pasdites është përgjegjëse për organizimin dhe bashkërendimin e aktivitetit të gazetarëve dhe shoferëve në terren, duke siguruar mbarëvajtjen e punës dhe komunikimin efikas me redaksinë gjatë gjithë turnit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Koordinon shpërndarjen e gazetarëve në terren sipas prioriteteve editoriale
- Planifikon dhe menaxhon lëvizjet e shoferëve
- Monitoron respektimin e orareve dhe realizimin e detyrave
- Mban komunikim të vazhdueshëm me stafin në terren dhe redaksinë
- Menaxhon situata urgjente dhe të paparashikuara
- Siguron raportim në kohë të materialeve dhe informacioneve
- Evidenton dhe raporton problematikat tek eprorët
Kriteret:
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
- Aftësi për të punuar nën presion dhe në kohë reale
- Preferohet eksperiencë në media ose në menaxhim ekipesh
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
Ofrohet:
- Ambient pune dinamik dhe profesional
- Mundësi zhvillimi në karrierë
- Bashkëpunim me një ekip të kualifikuar
Aplikimi:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it:Apply