• Koordinatore e turnit të pasdites (shoferë dhe gazetarë)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari | Komunikacion
  2. Supervizor | Team Leader
Eksperienca
me dhe pa eksperience

NJOFTIM PUNE

Shoqëria Report TV shpall vend të lirë pune për pozicionin:

Koordinatore e turnit të pasdites (shoferë dhe gazetarë)

Përshkrimi i pozicionit:


Koordinatorja e turnit të pasdites është përgjegjëse për organizimin dhe bashkërendimin e aktivitetit të gazetarëve dhe shoferëve në terren, duke siguruar mbarëvajtjen e punës dhe komunikimin efikas me redaksinë gjatë gjithë turnit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon shpërndarjen e gazetarëve në terren sipas prioriteteve editoriale
  • Planifikon dhe menaxhon lëvizjet e shoferëve
  • Monitoron respektimin e orareve dhe realizimin e detyrave
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me stafin në terren dhe redaksinë
  • Menaxhon situata urgjente dhe të paparashikuara
  • Siguron raportim në kohë të materialeve dhe informacioneve
  • Evidenton dhe raporton problematikat tek eprorët

Kriteret:

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në kohë reale
  • Preferohet eksperiencë në media ose në menaxhim ekipesh
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë

Ofrohet:

  • Ambient pune dinamik dhe profesional
  • Mundësi zhvillimi në karrierë
  • Bashkëpunim me një ekip të kualifikuar

Aplikimi:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it:
📧 info@report-tv.al
 


Apply
Back
Top