Mundësi Punësimi | Koordinatore e Burimeve Njerëzore (BNJ)
VIBTIS shpk, kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton kandidatë të motivuar dhe profesionistë të aplikojnë për pozicionin:
Koordinatore e Burimeve Njerëzore (BNJ)
Në këtë rol do të jeni pika kryesore e koordinimit të proceseve administrative të zyrës, pritjes së vizitorëve dhe mbështetjes së aktiviteteve të Departamentit të Burimeve Njerëzore, duke kontribuar në krijimin e një ambienti profesional, të organizuar dhe efikas.
Përgjegjësitë kryesore:
Pritja dhe orientimi i klientëve, vizitorëve dhe kandidatëve. Menaxhimi i aktiviteteve të recepsionit dhe administrimit të zyrës. Koordinimi i procesit të rekrutimit, planifikimi i intervistave dhe komunikimi me kandidatët. Menaxhimi i rrjeteve sociale të kompanisë (LinkedIn, Facebook, Instagram etj.) dhe krijimi i përmbajtjeve profesionale për promovimin e imazhit të kompanisë. Organizimi i takimeve, sallave të mbledhjeve dhe mbështetja logjistike si rezervime hoteli, dërgimi i dokumentave në institucione të ndryshme. Administrimi i dokumentacionit, korrespondencës dhe arkivës së kompanisë. Menaxhimi i furnizimeve të zyrës (kancelari, produkte pastrimi, ujë, kafe etj.). Mbështetja e Departamentit të Burimeve Njerëzore në dokumentacion dhe procese administrative. Koordinimi me të gjitha departamentet dhe mbështetja në nevojat operative. Orientimi i punonjësve të rinj gjatë procesit të integrimit. Garantimi i konfidencialitetit të informacionit dhe dokumentacionit të kompanisë.
Kërkesat:
Diplomë Bachelor ose Master në Ekonomi, Financë, Menaxhim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme. Eksperienca në Burime Njerëzore përbën avantazh. Njohuri shumë të mira të paketës MS Office dhe programeve kompjuterike. Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe analitike. Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të punuar nën presion. Vëmendje ndaj detajeve, etikë profesionale dhe ndjenjë përgjegjësie. Motivim, energji pozitive dhe dëshirë për zhvillim profesional.