• Koordinator Projekti | Mane TCI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator Projekti
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i projektit ka si detyrë kryesore koordinimin në tërësi të procesit të hartimit të projekteve, bazuar në udhëzimin e drejtuesit të “Njësisë” dhe informimin e vazhdueshëm të Menaxherit të Projektit dhe palëve të tjera të përfshira në proces për kërkesat dhe ecurinë e procesit, sipas fazave të hartimit të projektit (nga projekt ideja, projekti për leje dhe deri në projektin e zbatimit).
Gjithashtu është përgjegjës direkt për procesin e koordinimit të projekteve me studiot vendase dhe të huaja, si dhe me projektuesit e disiplinave të tjera brenda ose jashtë kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Koordinon në tërësi procesin e projektimit sipas fazave të përcaktuara të projektit;
  • Harton pjesën teknike të detyrës së projektimit, për përcaktimin e projektuesve bashkëpunëtorë të jashtëm, bazuar në kërkesat e projektit, koston financiare dhe kohëzgjatjen e tij të përcaktuara nga Menaxheri i Projektit;
  • Koordinon dhe asiston teknikisht Departamentin e Prokurimeve, me informacionin e nevojshëm për procesin e tenderimit për përcaktimin e projektuesve bashkëpunëtore të jashtëm, për të gjithë disiplinat e përfshira në projekt;
  • Harton pjesën teknike të kontratave të shërbimit me projektuesit e përzgjedhur nga procesi i tenderimit;
  • Koordinon procesin e projektimit me projektuesit e të gjitha disiplinave si brenda dhe jashtë kompanisë (projektues të jashtëm të kontraktuar) si dhe është përgjegjës për organizimin e takimeve periodike me grupet e projektuesve dhe midis tyre;
  • Kontrollon projektet e dorëzuara nga projektues të jashtëm, të kontraktuar, sipas fazave të dorëzimit të përcaktuara në kontratën e shërbimit dhe sipas kërkesave të përcaktuara në detyrën e projektimit;
  • Realizon oponencën teknike për projektet arkitektonike dhe vlerëson përputhshmërinë e tyre me normativat arkitektonike dhe legjislacionin e planifikimit dhe zhvillimet të territorit;
  • Koordinon dhe organizon procesin e oponencës teknike të projekteve të dorëzuara për të gjitha disiplinat e projektimit (në bashkëpunim me departamentin teknik të shoqërisë), sipas fazave të dorëzimit (dorëzim për leje, për zbatim etj.);
  • Harton raporte periodike mbi gjendjen e projekteve dhe ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
  • Kontrollon dhe mbikëqyr kontratat e projektimit me projektues të jashtëm të kontraktuar;
  • Merr në dorëzim projektet nëse janë në përputhje me (I) detyrën e projektimit (II) kontratën e shërbimit (III) planet dhe lejet e miratuara dhe (IV) bazën ligjore në planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Koordinon dhe ndjek procesin e përgatitjes së dosjes së plotë të projekteve dhe dokumentacionit tekniko-ligjor të kërkuar për leje zhvillimi dhe/ose leje ndërtimi. Gjithashtu koordinon procesin e aplikimit për leje në rastet kur ky aplikim bëhet nga kontraktorë të jashtëm;
  • Koordinon procesin e përgatitjes së dosjes së plotë të projektit të zbatimit, ndjek procedurat e dorëzimit të saj në kantierin e ndërtimit dhe ndjek me projektuesit e kontraktuar, procedurat e rishikimit të projektit për përmirësimin e zbatueshmërisë të tij, sipas kërkesave të kantierit të ndërtimit;
  • Koordinon dhe përgatit informacionet e nevojshme, për Departamentin e Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimit të tyre;
  • Sugjeron dhe kryen gjithë ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e të gjithë procesit të projektimit si dhe analizon kërkesat e shoqërisë/investitorit për ndryshime në projekt dhe në bashkëpunim me Departamentin Teknik i përcjell ato tek projektuesit e jashtëm;
  • Organizon takimet me palët e treta të përfshira në projekt dhe është përgjegjës për ndjekjen e vendimeve të dala prej tyre;
  • Koordinon procesin e ndryshimeve në projekt, të kërkuara nga investitori/klienti dhe organizon takimet me projektues të jashtëm (arkitekte, inxhiniere etj.) të kontraktuar prej tij. Gjithashtu harton vizatime plotësuese, sipas kërkesës së investitorit/klientit, në përputhje me projektin;
  • Jep mbështetje teknike në përgatitjen e paketave të tendërimit, bazuar në specifikimet e projektit dhe detyrën e projektimit;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Arkitekturë.

Kualifikime të tjera:
  • Të paktën 7 vite eksperiencë në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Aftësi në koordinim dhe organizim në procesin e projektimit;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kreative në projektim dhe në sugjerimimin e përmirësimit të projektit;
  • I vëmendshëm ndaj detajeve dhe aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur si në anën funksionale dhe në anën estetike;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Përdorimi detyrueshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D), MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.). Programet BIM (si Revit, Navisworks etj.) do të përbënin avantazh.


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun:
https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001079003/Koordinator-Projekti?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 21/12/2022

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply
Back
Top