• Koordinator për Biznesin SME, Departamenti i Shitjeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Përgjegjës për menaxhimin e procesit të plotë të kredidhënies, vlerësimit dhe miratimit të kredive SME si dhe portofolit respektiv. Ky rol përfshin bashkëpunim të ngushtë me oficerët e kredisë në degë dhe njësitë e tjera të institucionit për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e kredidhënies dhe arritjen e objektivave të biznesit (Departamenti i Riskut, Ligjor, Operacione, Marketing etj).



Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

1. Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i ofron këshillim financiar; Zhvillon takime me ta për të rritur ndërgjegjësimin mbi produktet tona dhe kushtet e kredidhënies; Negocion dhe përmbyll marrëveshjen e financimit, me qëllim arritjen e objektivave të shitjes për SME-në;

2. Vlerëson aplikimet për kredi SME dhe sigurohet që i gjithë dokumentacioni i kredisë është i plotë dhe lejon vlerësiminin e qartë të riskut; Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës; analizon kapacitetet ripaguese të klientit;

3. Siguron që janë kryer të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;

4. Përpilon raportin financiar dhe propozimin e plotë të biznesit për vlerësim në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies; Prezanton rastin në mbledhjet e komitetit të kredisë duke siguruar detajet e nevojshme për të arritur në një vendimarrje përfurndimtare;

5. Ofron mbështetje për Drejtorin e Degës, Oficerët e Kredisë dhe gjithë stafin në degë mbi procesin e vlerësimit të rasteve SME; Siguron trajnim dhe coaching të përditshëm për oficerët e kredisë duke siguruar shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues;

6. Monitoron performancën e portofolit SME, duke ndjekur ecurinë e pagesave dhe duke identifikuar shenja të hershme të problemeve në ripagim;

7. Ndihmon në hartimin dhe implementimin e strategjive për përmirësimin e cilësisë së portofolit SME; Identifikon mundësi cross-selling dhe up-selling për produkte të tjera financiare të kompanisë; Jep sugjerime për përmirësimin e produkteve dhe proceseve të kredidhënies bazuar në feedback-un nga klientët dhe oficerët e kredisë;

8. Siguron mbledhjen dhe ruajtjen e informacionit të tregut dhe konkurrencës për të ofruar gjykim të vlefshëm në vendimarrjen e kompanisë;

9. Siguron që praktikat e punës të jenë në përputhje me kërkesat ligjore, rregullatore dhe standardet e brendshme të pajtueshmërisë;

10. Jep mbështetje në menaxhimin e marrëdhënieve me partnerë të jashtëm (institucione financiare, shoqata biznesi, etj.) për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi;

11. Raporton rregullisht te Drejtori i Shitjeve mbi ecurinë e portofolit, objektivat e arritura dhe sfidat e hasura.



Kërkesat për pozicionin:


1. Minimumi 5 vite eksperiencë në një pozicion shitje / analist kredie SE në një institucion financiar/bankar;

2. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;

3. Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;

4. Aftësi të shkëlqyera analize financiare;

5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);

6. Aftësi të shkëlqyera trajnuese;

7. Disponibilitet për të udhëtuar jashtë Tiranës; Vizita të rregullta në degë dhe terren;

8. Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme.


Si të aplikoni:

Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 16 Shtator 2025, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.

Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 


Apply
Back
Top