Koordinator Lokal me kohë të pjesshme - Korce
- Tirane
- Tipi
-
- Fusha | Profili i punes
-
- Sociologji | Psikologji
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve.
Në kuadër të implementimit të projektit Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve, financuar nga Federal Ministry for Economic Cooperation and Development/ Ministria Federale Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ,
SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin:
Ai /ajo ka përgjegjësi në koordinimin, planifikimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit në Bashkinë përkatëse.
Angazhimi i tij / saj do te jete 50 % të kohës së plotë të punës.
Përgjegjësitë:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 25.07.2022 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
Curriculum Vitae;
Letër interesi ku të specifikohet qartë për cilën vendodhje është i vlefshëm aplikimi i kandidatit.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
Në kuadër të implementimit të projektit Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve, financuar nga Federal Ministry for Economic Cooperation and Development/ Ministria Federale Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ,
SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin:
Koordinator Lokal me kohë të pjesshme
Vendodhja e pozicionit: Korce
Koordinatori Lokal koordinon aktivitetet e planifikuara të projektit në përputhje me standartet e organizatës dhe udhëzimeve specifike të projektit. Vendodhja e pozicionit: Korce
Ai /ajo ka përgjegjësi në koordinimin, planifikimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të projektit në Bashkinë përkatëse.
Angazhimi i tij / saj do te jete 50 % të kohës së plotë të punës.
Përgjegjësitë:
- Siguron planifikimin, koordinimin dhe implementimin e aktiviteteve të projektit në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Projektit ne lokacionin perkates.
- Siguron ndërveprimin institucional dhe rrjetëzimin me parnerët dhe aktorët e tjerë lokalë të fushën e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.
- Harton planin e veprimit për lokacionin përkatës në pëputhje me planin vjetor të projektit
- Siguron implementimin e aktiviteteve të planifkuara në përputhje me buxhetin dhe përdorimin eficent të fondeve në dispozicion.
- Mbështet menaxherin e projektit për të ndërtuar sisteme për monitorimin dhe vlerësimin periodik të projektit.
- Ofron mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet në nevojë.
- Zhvillon së bashku me partnerët një plan veprimi për shërbimet, që do të sigurohen për projektin e fuqizimit të familjes.
- Raporton te Menaxheri i Projektit sipas specifikave dhe afateve kohore të percaktuara.
- Identifikon burimet lokale për fonde apo mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve komplementare për fëmijët dhë familjet.
- Siguron mbështetjen konkrete të femijëve/familjeve sipas qasjes së menaxhimit të rastit ( me tw gjitha hapat e proçesit) në bashkëpunim të ngushtë me strukturat përgjegjëse lokale dhe ekspertët e jashtëm.
- Siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje të përfshirë në projekt dhe siguron plotësimin e dosjes individuale të familjeve në mënyrë të rregullt dhe periodike.
- Përdor metoda të ndryshme të fushës sociale për vlerësimin e dinamikave familjare sipas nevojës duke përfshirë takimet direkte me palët e përfshira.
- Realizon vizita në shtëpi, takime me fëmijët dhe prindërit për të vlerësuar nevojat në planin individual dhe atë familjar.
- Ka pergjegjesine per te mbrojtur femijet nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunes dhe diskriminimit;
- Ka pergjegjesine te raportoje menjehere cdo dyshim, shqetesim, akuze apo incident ne lidhje me mbrojtjen dhe sigurine e femijeve sipas legjislacionit në fuqi dhe politikës së mbrojtjes së fëmijës.
- Ka pergjegjesine te veproje pa vonese; vonesa ne veprim mund te coje femijen ne rreziqe te metejshme;
- Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave
- Arsim i lartë në një nga degët e shkencave sociale (psikologji, punë sociale) dhe shkencat shoqërore;
- Të paktën 3 vjet eksperiencë direkte në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë
- Eksperiencë në koordinim, monitorim dhe vlerësim.
- Njohuri mbi legjislacionin vendas në fushën e mbrojtjes sociale dhe të drejtat e fëmijëve.
- Njohuri mbi specifikat, praktikat ekzistuese dhe punën konkrete në lidhje me fëmijët dhe familjet në risk, familjet foster dhe fëmijët në kujdes alternativ.
- Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet
- Të jetë i aftë të sigurojë planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit në Bashkinë përkatëse.
- Të jetë i / e aftë të analizojë, vlerësojë situatat familjare dhe të ndërmarrë veprime në mbrojtje të fëmijëve.
- Të jetë i/e aftë të punojë në situata sfiduese
- Të ketë aftësi për të aplikuar teknikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet.
- Të ketë aftësi të planifikojë dhe realizojë trajnime për kujdestarët e familjeve me synim rritjen e kapaciteteve të tyre.
- Të jetë i / e aftë të administrojë në mënyrë konfidenciale të dhënat mbi fëmijët dhe familjet.
- Të jetë i / e aftë të ndërtojë një marrëdhënie profesionale me fëmijët, familjet dhe kolegët.
- Të ketë aftësi organizative dhe të menaxhimit efektiv të kohës.
- Të jetë i/e aftë të hartojë raporte në gjuhën shqipe dhe angleze sipas nevojave.
- Të ketë aftesi te mira komunikuese.
- Të zotërojë gjuhën angleze.
- Të ketë dëshmi per drejtim automjeti.
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 25.07.2022 në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:
Curriculum Vitae;
Letër interesi ku të specifikohet qartë për cilën vendodhje është i vlefshëm aplikimi i kandidatit.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
Apply