• Koordinator i shërbimit ndaj klientit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Ministria e jashtme | Brryli
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
TopLine-cover.jpg


Top Line sh.p.k është një kompani lider në tregun Shqiptar në fushën e tregëtimit të mobiljeve
për zyra dhe shtëpi nga markat më të njohura Italiane.
Duke qenë gjithnjë në përmirësim të shërbimit ndaj klientëve,
Top Line po kërkon kandidatë të përshtatshëm për pozicionin:


Koordinator i shërbimit ndaj klientit

Ky pozicion vepron si pika e parë e kontaktit për klientët në Showroom-in Top Line
si edhe në telefon duke iu përgjigjur në mënyrë profesionale dhe të sjellshme.
Duke punuar ngushtë me arkitektin dhe mjetet që ai përdor,
ndihmon në ofrimin e një përvojë të këndshme për çdo klient.

Roli dhe përgjegjësitë:
  • Ndihmon Administratorin dhe Arkitektin me detyrat e përgjithshme që nevoiten për funksionimin e përditshëm të biznesit.
  • Mëson dhe përdor gjuhën e dizajnit të artikujve të ekspozuar për të ndihmuar klientët të orientohen lehtësisht në Showroom.
  • Mëson dhe navigon me lehtësi softuerin e dizajnit 3D si dhe mjetet e tjera funksionale në mbështetje të projektit.
  • Në mungesë të arkitektit, ofron shërbimin ndaj klientit duke u konsultuar me katalogët e markave të ndryshme dhe librat e çmimeve.
  • Përditëson skedarët e klientit sipas kërkesave specifike (elektronikë dhe në letër), përgatit preventivët dhe korrespondencën vijuese me klientin,
    përfshire skicimin në formatin 3D dhe organizon informacionin e projektit të klientit.
  • Dërgon e porositë tek prodhuesi i produktit dhe mban korrespondencat përkatëse
    për të siguruar shërbimin e duhur dhe në kohë të klientit, deri në marrjen në dorëzim të porosive.
  • Sipas nevojës, ndjek dhe menaxhon njëkohësisht detyra të ndryshme për të siguruar shërbimin korrekt ndaj klientit.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë Universiteti.
  • 2-3 vite eksperience pune në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe inicjuese.
  • I aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup,
  • Njohuri të gjuhës Italiane.
  • Njohuri të programeve MSOffice, Excel, përbën avantazh njohja e programit Autocad.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kopje të CV-së në adresën office@topline.al
ose të kontaktojnë në numrin celular 069 60 53034 brenda datës 8 Mars 2023.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen.

* Top Line siguron kandidatët se të dhënat personale të pranishme në CV-të e mbledhura përmes portalit online, për pozicione të lira pune,
do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top