• Koordinator BIM | Mane TCI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator BIM
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori është përgjegjës për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e Modeleve të Informacionit të Ndërtimit (BIM), duke siguruar saktësinë dhe kontrollin e cilësisë gjatë gjithë procesit. Ai punon me një sërë palësh të interesuara për të siguruar që të gjitha palët të jenë në të njëjtën faqe dhe ai koordinon ndërmjet ekipeve të ndryshme për t'u siguruar që të gjithë po punojnë nga i njëjti grup planesh.
Ofron udhëheqje të praktikave më të mira për përdorimin e Revit, Navisworks dhe aplikimin e mjeteve (BIM).

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Konfiguron modelet për të gjitha disiplinat për të siguruar që të përdoret sistemi i saktë i koordinatave dhe modelet të përputhen;
  • Mbikëqyr dërgesat dhe nxjerrjen e të dhënave nga modeli i përgjithshëm i krijuar nga 3 disiplinat (Arkitekture-Strukture-MEP);
  • Kryen kontrollin e cilësisë së produkteve;
  • Ofron detyra shtesë mbështetëse të inxhinierisë dhe projektimit për përpunimin e vizatimeve, komenteve;
  • Zbaton teknologjitë e (BIM) në projektet e ndërtimit;
  • Ndjek dhe mbështet procesin e projektimit në secilën nga fazat e punës, hartimin skematik të zhvilluar dhe dorëzimin e projektit gjatë gjithë fazës së projektimit në drejtim të Modelimit të Informacionit të Ndërtimit (BIM);
  • Organizon detyrat e modelimit të (BIM);
  • Menaxhon standardet e Modelimit të Informacionit të Ndërtimit (BIM) në lidhje me mjetet e modelimit, krijimin e dritareve të objekteve dhe formatet e shkëmbimit të të dhënave të zyrës;
  • Koordinon dhe menaxhon grupet e të dhënave të projektit (BIM)/rrjedhën e punës dhe konfigurimin e projektit;
  • Kryen zbulimin e problematikave dhe menaxhon zgjidhjen e tyre me mbështetjen e drejtuesve të disiplinës;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti, profili Arkitekturë/Inxhinieri.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë 3-5 vite eksperiencë në projektim (arkitekturë) dhe zbatim projektesh;
  • Përvojë pune si drejtues projekti, në koordinimin e procesit të projektimit ndërmjet disiplinave (Arkitekture-Strukture-MEP);
  • Njohuri të gjera të softuerit të modelimit 3D REVIT, si themelor në zbatimin e BIM;
  • Njohja e NAVISWORKS si një mjet BIM, do të ishte një pasuri(avantazh);
  • Njohuri për proceset BIM, standardet në të gjitha fazat e ciklit jetësor të projektit;
  • Përvoja si Koordinator BIM, do të ishte një avantazh.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000001079029/Koordinator-BIM?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 21/12/2022

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top