Kontabilist Senior
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
- anglisht
Kontabilist Senior (Senior Accountant)
Telelink Infra Services SHPK kërkon të punësojë një Kontabilist Senior (Senior Accountant), i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e proceseve të kontabilitetit, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe raportimeve, si dhe sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe standardet e kontabilitetit.
Përgjegjësitë Kryesore
- Regjistrimi, kontrolli dhe rakordimi i transaksioneve financiare dhe kontabël.
- Përgatitja e pasqyrave financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
- Përgatitja dhe deklarimi i detyrimeve tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Rakordimi i llogarive bankare, klientëve, furnitorëve dhe llogarive të tjera kontabël.
- Mbështetja në procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të kontabilitetit.
- Përgatitja e raporteve financiare dhe analizave për menaxhmentin.
- Sigurimi i saktësisë dhe integritetit të regjistrimeve kontabël.
- Bashkëpunimi me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm gjatë proceseve të auditimit.
- Monitorimi i ndryshimeve në legjislacionin fiskal dhe kontabël dhe zbatimi i tyre në praktikat e kompanisë.
- Mbështetja e Departamentit të Financës në përmirësimin e proceseve dhe kontrolleve të brendshme.
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me funksionin e kontabilitetit sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në kontabilitet, preferohet në pozicione të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të Standardeve Kombëtare dhe/ose Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal dhe tatimor shqiptar.
- Eksperiencë në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe deklarimeve tatimore.
- Eksperiencë në përdorimin e programeve financiare/kontabël (eksperienca me ERP përbën avantazh).
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Microsoft Excel.
- Aftësi të forta analitike, organizative dhe zgjidhjeje problemesh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
- Integritet i lartë profesional dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.
Ne Ofrojmë
- Mundësi zhvillimi profesional në një kompani lider në sektorin e infrastrukturës dhe telekomunikacionit.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe mundësi zhvillimi afatgjatë në karrierë.
- Pjesëmarrje në projekte me impakt të lartë.
Aplikimi
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në:[B]HRAlbania@telelinkinfra.com[/B]
Subjekti i email-it: Senior Accountant
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Apply WhatsApp