• Konsulent/e shitje në Show Room - Durrës / Tiranë

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Sherbim Klienti


Delta është pjesë e Delta Corporation ku bëjnë pjesë kompanitë Deutschcolor, Delta Home, Dast, Delta, DC Industries, DC Investment.
Delta është lider në tregtimin e pllakave, parketeve, hidrosanitareve dhe shumë aksesorëve të ndryshëm.
Gjithashtu zotëron eksluzivitetin e disa kompanive të njohura ndërkombëtare si Aparici, Hansgrohe, Duravit, Geberit, Krono etj.
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA GROUP.

Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Konsulent/e shitje ne Durres / Tirane

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët:

-Arsim mesëm/ arsim I lartë.
-Aftësi të mira për të punuar në grup.
-Aftësi të mira komunikimi.
-Eksperienca të mëparshme në këtë fushë përbëjnë avantazh.
-Estetikisht te rregullte.
-Natyre e shkathet dhe e zhdervjellte ne te shprehur.

Te dhenat shtese mbi pozicionin:
-Transporti i siguruar nga kompania

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për ketë mundësi, ju lutem dergoni CV dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke
përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: hr@delta.al

Me miresjellje ju njoftojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te telefonohen nga Departamenti i Burimeve Njerezore Delta Group.
Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top