• Klimateknika TB2 Sh.p.k, kërkon Juriste 📍 Rrethrotullimi i TEG-ut

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Eksperienca
vetem me eksperience

Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.​

Kerkon te punesojë JURISTE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Interpretimi Ligjor dhe Këshillimi Juridik
  2. Përgatitja dhe Rishikimi i Dokumentacionit Juridik
  3. Kontrollon & menaxhon publikimet e prokurimeve per procedurat qe i perkasin fushes se aktivitetit
  4. Harton dhe përditëson politikat, procedurat dhe aktet e brendshme të kompanisë.
  5. Siguron që aktivitetet e kompanisë të jenë në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi.
  6. Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas kërkesës së menaxhimit.
Kriteret:
  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme ne profil
  • Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare;
  • Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike;
  • Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile;
  • Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta;
  • Të jetë e dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve.
Ofrohet :
  • Pagë konkurruese
  • Ambjent dinamik
  • Mundësi promovimi brenda kompanise/grupit
  • Transport i siguruar nga Kompania
Të interesuarit të dërgojnë aplikim me CV ne e-mail burimet.njerezore@klimateknika.al ose ne Whatsapp +355688084154 me subjekt "Juriste "
 


Apply WhatsApp
Back
Top