• KIABI QTU, Menaxher Dyqani

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Njoftim Punësimi

Unlimited Fashion është partneri ekskluziv i markës franceze KIABI, e njohur për koleksionet e saj të modës stilizuese, gjithëpërfshirëse dhe të përballueshme, në Evropën Juglindore. Ne përfaqësojmë me krenari këtë markë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. E themeluar në vitin 1978 në Veri të Francës, KIABI revolucionarizoi industrinë e veshjeve të gatshme me konceptin e saj pionier të modës me çmime të ulëta, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse që ndryshoi mënyrën se si vishen familjet. Grupi BALFIN prezantoi markën e njohur globalisht të KIABI-t në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë. Duke ofruar një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe të qëndrueshme me çmime konkurruese, grupi përmirëson përvojën e blerjes për klientët dhe krijon një destinacion të plotë për modën e familjes.

Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, Grupi sot operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Malin e Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, duke përfshirë bankarizmin, zhvillimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me një forcë punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika të forta biznesi, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikimin në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Asistent Shitje
Departmenti: Retail
Lokacioni: Kiabi QTU


Menaxheri i Dyqanit eshte pergjegjes per menaxhimin e plote operativ, komercial dhe te stafit te njesise, duke siguruar arritjen e objektivave te shitjeve, ofrimin e nje eksperience te shkelqyer per klientet dhe funksionimin efikas te dyqanit. Ky pozicion kerkon aftesi te forta udheheqese, mendim strategjik dhe kapacitete te larta organizative ne nje mjedis dinamik retail-i.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
  • Zhvillon dhe zbaton strategjine komerciale te dyqanit ne perputhje me objektivat e kompanise.
  • Siguron arritjen e objektivave te shitjeve, KPI-ve dhe objektivave te profitabilitetit.
  • Analizon performancen ditore (DTD), javore (WTD) dhe mujore (MTD) dhe harton plane veprimi per permiresim.
  • Monitoron normen e konvertimit, vleren mesatare te shportes se blerjeve dhe qarkullimin e stokut.
  • Mban pergjegjesi per stokun/inventarin e dyqanit.
  • Trajnon dhe zhvillon stafin e dyqanit.
  • Udheheq dhe mbeshtet Mbikeqyresit e Sektoreve.
  • Kryen vleresimet e performances dhe percakton plane individuale zhvillimi.
  • Nxit nje kulture bashkepunimi, orientimi drejt rezultateve dhe fokusimi te klienti.
  • Promovon bashkepunimin dhe sinergjine ndermjet sektoreve.
  • Siguron funksionimin e rregullt te operacioneve te perditshme te dyqanit.
  • Organizon oraret e punes dhe optimizon produktivitetin e stafit.
  • Mbikeqyr menaxhimin e inventarit, saktesine e stokut dhe masat per parandalimin e humbjeve.
  • Siguron respektimin e procedurave te brendshme dhe standardeve te sigurise.
  • Siguron qe cdo turn te kete personelin e nevojshem per kryerjen e detyrave operacionale.
  • Menaxhon lejet vjetore te stafit dhe lejet e mbartura, duke siguruar perdorimin e tyre brenda afateve te percaktuara.
  • Siguron zbatimin korrekt te standardeve te ekspozimit te produkteve sipas udhezimeve te markes.
  • Udheheq lancimet sezonale, fushatat promocionale dhe aktivitetet komerciale.
  • Mban standarde te larta te prezantimit vizual per te rritur angazhimin e klienteve dhe shitjet.
  • Siguron ofrimin e nje sherbimi te shkelqyer ndaj klienteve.
  • Monitoron komentet dhe reagimet e klienteve dhe merr masa per permiresim te vazhdueshem.
  • Menaxhon situatat komplekse dhe ankesat e klienteve ne nivel perfundimtar.
  • Mbikeqyr procedurat e arkes dhe respektimin e kerkesave administrative.
  • Raporton performancen e dyqanit te Brand Manager.
Kualifikimet:
  • Diplome universitare.
  • Eksperience e meparshme ne nje pozicion menaxherial ne sektorin e retail-it ose sektore te ngjashem.
  • Aftesi te forta udheheqese dhe ne menaxhimin e ekipeve.
  • Mendim strategjik dhe orientim i larte komercial.
  • Aftesi analitike dhe aftesi per marrjen e vendimeve bazuar ne treguesit e performances.
  • Aftesi shume te mira komunikimi dhe organizimi efikas.
  • Aftesi per te udhehequr dhe menaxhuar ne nje mjedis dinamik retail-i.

Kushtet e punës: Unlimited Fashion ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në meritë dhe në vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në në hr@unlimitefashion.al deri më 10/07/2026

*Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Ekipi i Burimeve Njerëzore.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top