• Key Account & Brand Manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNESIMI

Shoqëria "NELT" sh.p.k pjesë e "NELT Group", një nga kompanitë lidere të distribucionit në Ballkanin Perëndimor në fushën e distribucionit, menaxhon dhe shpërndan markat e disa prej kompanive më të mëdha si Beiersdorf, Mondelez, Muller. , Haleon, Sebamed etj

Me punonjës të motivuar dhe procese efikase, kompania jonë synon të bëhet organizata lider në zinxhirin e furnizimit në Shqipëri,Nelt shpk kërkon një kandidat potencial për të plotësuar vendin vakant për:

KEY ACCOUNT & BRAND MANAGER (KAM)

Departamenti Komercial

DETYRAT:

  • Shitjet, zbatimi dhe vlerësimi i planeve të përbashkëta të biznesit me klientët në mënyrë që të arrihen shitjet e planifikuara,
  • Pergatit aktivitete dhe iniciativa për të shitur produktet e reja në mënyrë që të arrihen ose tejkalohen objektivat e vendosura.
  • Përgatit parashikime për shitjen e produkteve në periudha kohore sipas nevojave të Kompanisë
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me Principalët për të zhvilluar plane aktivitetesh dhe promocionesh në mënyrë që të arrihen dhe tejkalohen objektivat e Kompanisë
  • Punon në implementimin e çmimeve të rekomanduara me pakicë brenda kufijve të përcaktuar nga kompania si dhe ne kanale specifike te shitjeve me rekomandimin e eprorit direkt.
  • Rregullon, implementon dhe përmirëson praninë e pozicioneve primare dhe sekondare, në klientët për të cilët ai/ajo është përgjegjës.
  • Ndertimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira me personat pergjegjes ne pikat e shitjes.
  • Zhvillimi dhe permiresimi i aktiviteteve merchandising (përmirësimi i visibilitetit të produkteve)

KËRKESAT:
  • Arsimi i larte ne fushen e Ekonomise, ose te ngjashme,
  • Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar,
  • Njohuri te gjuhes angleze,
  • Aftesi shume te mira ne MS office skills,
  • Aftesi shume te mira analitike dhe perpunimi informacioni,
  • Të jetë i besueshëm
  • Te jete korrekt dhe i disiplinuar,
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Aftësi shumë të mira organizative,
  • Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht.
  • Patentë shoferi kategoria B (shofer aktiv)

KUSHTE TE TJERA:
  • Kushte të shkëlqyera pune
  • Mundësi për zhvillim professional
  • Ambient miqesor dhe pozitiv
  • Orari i punës: nga e Hëna në të Premte 8 orë punë
TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore Hr.al@nelt.com

Ose te kontaktojne ne WhatsApp ne numrin 355689008590


Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30.04.2024

Nelt Sh.p.k me adrese “Rruga ‘ Dhaskal Todri”, Godina nr.33, Kashar, Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Nelt shpk sipas ligjit Nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, miratuar nga Kuvendi i Republikes se Shqipërisë dhe do te perdoren vetem per qellime rekrutimit.
 


Apply WhatsApp
Back
Top