Keshillues Klienti (Agjencia Union Net), Kucove
- Kucove
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në pozicionin:
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar këshillim dhe edukim financiar lidhur me të gjitha shërbimet dhe produktet bankare të bankës, në ambjentin e agjencisë Union Net. Identifikon dhe trajton nevojat e klientit në mënyrë profesionale me qëllim kthimin e tyre në shitje dhe arritjen e objektivave të biznesit duke garantuar përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e brendshme të Bankës.
Përgjegjësitë kryesore:
Profili i kërkuar:
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 19 Maj 2023:
Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.

Këshillues klienti (në Agjencinë Union Net ) Kuçovë
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar këshillim dhe edukim financiar lidhur me të gjitha shërbimet dhe produktet bankare të bankës, në ambjentin e agjencisë Union Net. Identifikon dhe trajton nevojat e klientit në mënyrë profesionale me qëllim kthimin e tyre në shitje dhe arritjen e objektivave të biznesit duke garantuar përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e brendshme të Bankës.
Përgjegjësitë kryesore:
- Identifikon klientët potencialë për bankën në ambjentin e agjencisë Union Net. Këshillon paketa financiare dhe produkte elektronike që plotësojnë më së miri nevojat e tyre duke u kujdesur që të kryejnë çdo shërbim me bankën.
- U ofron klientëve të agjencisë Union Net produkte depozitore (llogari kursimi, depozita etj), produkte kreditore (Kredi Konsumatore, Karta Krediti etj) dhe UB Online.
- Menaxhon kërkesat dhe nevojat kreditore të klientëve individ duke siguruar këshillim dhe udhëzime të detajuara duke qenë përgjegjës për proçesin e aplikimeve, verifikimin dhe analizimin e situatës financiare të klientit.
- Për suportin e biznesit Këshilluesi i Klientit, është në kontakt të vazhdueshëm me CRM që mbulon zonën. Aplikimet mbi limitet e përcaktuara, do të orientohen drejt qendrës së biznesit.
- Siguron realizimin e objektivave individuale të lidhura me shitjen si dhe kontribuon në realizimin e objektivave të degës.
- Plotëson në kohë dhe me profesionalizëm nevojat e klientëve, kujdeset për krijimin e bashkëpunimeve afatgjata me klientët ekzistues dhe të rinj të bankës.
- Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara duke ruajtur konfidencialitetin.
- Raporton tek Drejtori i Degës përkatëse dhe/ose në strukturat përgjegjëse në Drejtorinë e Përgjithshme.
- Përgjegjës për kontrollin dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës për secilin produkt apo transaksion të kryer, në përputhje me procedurat në fuqi.
Profili i kërkuar:
- Diplomë universitare në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;
- Eksperiencë e mëparshme me produktet kreditore dhe shërbimet bankare.
- Integritet i lartë personal.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëveprimi.
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe manaxhimi të kohës.
- Aftësi shumë të mira për të punuar në mënyrë të pavarur.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 19 Maj 2023:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Apply WhatsApp