Kerkojme te punesojme Stomatolog Protezist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Dentist | Stomatologji | Asistente Dentare
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Për një nga klinikat tona bashkëpunëtore, jemi në kërkim të një Mjeku Protezist për t'iu bashkuar ekipit profesional në ofrimin e trajtimeve të avancuara të protetikës dentare.
- E Hënë – E Premte: 09:00 – 17:00
- E Shtunë: 09:00 – 13:00
- E Diel: Pushim
Përgjegjësitë Kryesore:
- Diagnostikon dhe harton planet e trajtimit për pacientët që kanë nevojë për rehabilitim protetik.
- Realizon kurora, ura, proteza fikse dhe të lëvizshme, si dhe restaurime protetike mbi implante.
- Bashkëpunon me laboratorët dentarë për realizimin e punimeve protetike sipas standardeve të kërkuara.
- Monitoron progresin e trajtimit dhe ndjek pacientët gjatë gjithë procesit.
- Siguron ofrimin e shërbimit cilësor dhe respektimin e protokolleve klinike.
Kriteret:
- Diplomë në Stomatologji.
- Eksperiencë e mëparshme si Mjek Protezist.
- Njohuri të mira në protetikën fikse dhe të lëvizshme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj pacientit.
- Profesionalizëm dhe përgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës.
Ofrohet:
- Pagë konkurruese prej 1,500 Euro neto.
- Ambient pune profesional dhe modern.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
- Ekip i konsoliduar dhe mbështetës.