• Kerkojme te punesojme Asistente HR ose Zyre

📢 KËRKOJMË – Asistente Burimesh Njerezore ose Zyre

Për një nga kompanitë tona bashkëpunëtore, e cila operon prej vitesh në sektorin e distribucionit ushqimor dhe ka një prezencë të konsoliduar në tregun shqiptar, jemi në kërkim të një Asistenteje Zyre - Burimeve Njerëzore për t'iu bashkuar ekipit të saj.

📍 Vendndodhja: Tiranë

🕒 Orari i Punës:

• E Hënë: 08:00 – 18:00
• E Martë – E Premte: 08:00 – 17:00

📌 Gjatë periudhave me ngarkesë të shtuar pune (15 Qershor – 15 Shtator dhe gjatë muajit Dhjetor), puna organizohet nga e Hëna deri të Shtunën, ku ditët e Shtuna zhvillohen me rotacion sipas planifikimit të kompanisë.

🎯 Përgjegjësitë Kryesore:

• Asistimi në procedurat e Burimeve Njerëzore.
• Mbajtja dhe përditësimi i listëprezencës së stafit të kompanisë.
• Publikimi i vendeve vakante të punës.
• Asistimi në menaxhimin e komunikimeve dhe e-maileve elektronike të kompanisë.
• Raportimi tek eprorët përkatës lidhur me problematikat dhe çështjet e përditshme.
• Asistimi në rakordimet financiare që lidhen me pagat dhe debitë e punonjësve.

🎓 Kërkesat:

• Të ketë përfunduar studimet universitare në profil Juridik ose Financë.
• Eksperienca në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
• Të ketë njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
• Të ketë dëshirë për të punuar në grup.
• Të jetë e organizuar, korrekte dhe e përgjegjshme në përmbushjen e detyrave.

✅ Çfarë ofron kompania:

• Punësim të qëndrueshëm në një kompani të konsoliduar në treg.
• Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
• Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
• Trajnim dhe mbështetje gjatë periudhës së integrimit.

📧 Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në: eva.nexhipi@ktc.al

📞 Kontakt: 069 403 8118
 


Contact WhatsApp
Back
Top