Kerkojme te punesojme Asistente HR ose Zyre
Për një nga kompanitë tona bashkëpunëtore, e cila operon prej vitesh në sektorin e distribucionit ushqimor dhe ka një prezencë të konsoliduar në tregun shqiptar, jemi në kërkim të një Asistenteje Zyre - Burimeve Njerëzore për t'iu bashkuar ekipit të saj.
• E Hënë: 08:00 – 18:00
• E Martë – E Premte: 08:00 – 17:00
• Asistimi në procedurat e Burimeve Njerëzore.
• Mbajtja dhe përditësimi i listëprezencës së stafit të kompanisë.
• Publikimi i vendeve vakante të punës.
• Asistimi në menaxhimin e komunikimeve dhe e-maileve elektronike të kompanisë.
• Raportimi tek eprorët përkatës lidhur me problematikat dhe çështjet e përditshme.
• Asistimi në rakordimet financiare që lidhen me pagat dhe debitë e punonjësve.
• Të ketë përfunduar studimet universitare në profil Juridik ose Financë.
• Eksperienca në pozicione të ngjashme përbën avantazh.
• Të ketë njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
• Të ketë dëshirë për të punuar në grup.
• Të jetë e organizuar, korrekte dhe e përgjegjshme në përmbushjen e detyrave.
• Punësim të qëndrueshëm në një kompani të konsoliduar në treg.
• Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
• Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
• Trajnim dhe mbështetje gjatë periudhës së integrimit.
Contact WhatsApp