• kerkohet Specialiste e Burimeve Njerezore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Eksperienca
me dhe pa eksperience

Përshkrimi​

Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.


Detyrat​

  • Identifikon nevojat për rekrutim në kompani dhe harton përshkrimet e pozicioneve të punës sipas strukturës së kompanisë.
  • Publikon njoftimet e pozicioneve të vendeve vakante në portalet e punësimit online.
  • Planifikon intervistat me kandidatët dhe koordinon proçesin e intervistimit me panelin intervistues.
  • Komunikon me punonjësit për dokumentacionin që duhet për dosjen e tyre personale në kompani.
  • Plotëson dosjet e punonjësve sipas formateve të kompanisë, duke përditësuar databazën e dokumentave.
  • Administron të gjitha kontratat individuale të punës për punëmarrësit e punësuar.
  • Zbaton procedurën ligjore për përgatitjen e dokumentacionit për punonjesit e huaj
  • Raporton te Drejtor i Burimeve Njerëzore.
  • Plotëson rregjistrat themeltar te punonjesit me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji;
  • Krijon databazat e vakansive per secilin departament/sektor.
  • Administron bazën e të dhënave të punonjësve fizikisht dhe elektronikisht sipas sistemit;
  • Dikton nevojat e personelit për t'u trajnuar, kualifikuar dhe zhvilluar profesionalisht, në të mirë të pozicionit të tyre të punës;
  • Përpilon "Programin e kualifikimit personal "për secilin nga punonjësit e shoqërisë;
  • Identifikon kurset profesionale lidhur me pozicionet e punës dhe siguron pjesëmarrjen e tyre, bazuar në buxhetin e përfituar
  • Organizon punën në raste panaire, konferenca apo pjesmarrje të tjera për qëllime të rekrutimit të stafit
  • Eshte pergjegjese per ndjekjen e programit te internshipit ne kompani

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Drejtësi, ose në Shkencat Sociale dhe Shoqërore/shkencat Ekonomike etj.
  • Të ketë 2 vite eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.
  • Të zotërojë shumë mirë anglishten në të folur dhe të shkruar
  • Të ketë etikë në komunikim verbal dhe të shkruar.
  • Të ketë aftesi të mira rekrutimi.
  • Të zotërojë shumë mirë përdorimin e rrjeteve sociale.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në përgatitjen e dokumentacionit për punonjësit e huaj

Shënime​

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top