kerkohet Specialist IT
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Informatike | Programim
- Inxhinieri
- Inxh. Telekomunikacioni
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentin e ItT në pozicionin: Specialist IT.Detyrat
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit, routers, switches, pajisjeve multifunksionale, pajisjeve mobile etj.
- Përgjegjës për mirëmbajtjen, konfigurim, troubleshooting të serverave, kompjuterave, laptopeve dhe paisjeve hardware dhe software.
- Përgjegës për menaxhimin dhe konfigurim e Active Directory, Domain Controller, Windows Server, etj.
- Përgjegjes për sistemet Antivirus & Malware, sigurinë e të dhënave në sistemet informatike.
- Ofon zgjidhjet teknike dhe troubleshoot të problemeve në rrjet, paisjeve hardware dhe sisteme software.
- Instalon dhe konfiguron programet software të kërkuara nga punonjesit sipas pozicioneve.
- Raporton në kohë dhe merr masa për zgjidhjen e problemeve në fushën e IT të cilat ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve të kompanisë.
- Monitoron dhe raporton kryerjen e proceseve të mirëmbajtjes dhe backup te kompjuterave, serverave, paisjeve hardware dhe software, etj.
- Hulumton dhe propozon zgjidhje për sisteme të reja hardware dhe software.
- Mirëmban, instalon dhe konfiguron sistemet komjuterike,diagnositkon dhe ofron zgjidhje teknike për difektet hardware/software dhe në rrjet
- Ofron zgjidhje për dokumentimin e procedurave dhe proceseve në lidhje me sistemet komjuterike dhe informacionin elektronik.
- Rekomandon përmirësime dhe zhvillimin e sistemeve të reja për automatizimin dhe kontrollin e informacionit dhe proceseve te punes.
- Ofron trajnime dhe suport për përdoruesit ekzistues dhe të rij të sistemeve kompjuterike.
- Pergjigjet në kohë dhe ofron suport në distance ne lidhje me kërkesat për sistemet kompjuterike.
Kualifikimet
- Diplome Bachelor në deget Informatike, Inxhinieri Kompjuterash apo te ngjashme.
- Të ketë njohuri të mira të sistemeve të operimit Windows 10 , 11 dhe Server.
- Të ketë njohuri të mira në shërbimet baze të active-directory dhe sistemeve mail.
- Te ketë njohuri të mira për help-desk troubleshooting dhe suport të perdorueseve.
- Të ketë njohuri të mira në sistemet e sigurisë së të dhënave, antivirus etj.
- Të ketë njohuri te mira per suport të paisjeve si printera, fotokopje, skanera etj.
- Të ketë njohuri të mira per rrjeta, firewall, VPN, routing & wireless.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Aftesi të mira analitike, persistent për zgjidhje dhe supervizim minimal.
- Aftesi të mira teknike dhe komunikuese për mardheniet me kolegët.
- Aftesi të mira dhe inovative për të eksploruar zgjidhje dhe teknologji të reja.
- Aftesi të marre përsipër pergjegjësi dhe të ofroje zgjidhje solide në kohë.
- Aftesi të mira në organizimin e kohës në mënyre efikase për të realizuar objektivat.
- Aftesi të mira për të përthithur shpejt njohurite e reja gjatë punës.
- Aftesi të mira për të ofuar ndihme dhe trajnime kolegeve në kompani.
- Eksperience 1-2 vite
Shënime
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.comTë gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Apply WhatsApp