• kerkohet Specialist/e Protokolli Arkive

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi me 30 vite eksperiencë në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të punimeve. Pika jonë më e fortë është stafi, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij. Në Agikons sh.p.k secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet në bazë të rezultateve.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë e për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po zgjeron stafin e saj në Departamentin Ligjor dhe kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: "Specialist/e Protokolli–Arkive"

Detyrat​

  • Zbaton rregulloren e brendshme të funksionimit të kompanisë, organizon, zhvillon dhe përmirëson strukturën arkivore.
  • Kryen veprimet për pranimin, evidentimin dhe shpërndarjen e korrespondencës. Dokumentet që hyjnë në adresë të kompanisë hapen, arkivohen dhe i përcillen Drejtorit të Departamentit përkatës / Drejtorit Ekzekutiv. Shpërndarja e tyre bëhet konform shënimit të Drejtorit dhe me konfirmim të marrësit me shkrim ose me postë elektronike.
  • Evidenton (protokollon) korrespondencën zyrtare për institucionet apo subjektet jashtë kompanisë duke respektuar rregullat e korrespondencës zyrtare. Trajton me konfidencialitet dhe kujdes maksimal të gjithë dokumentacionin që protokollohet dhe arkivohet.
  • Kryen protokollimin e dokumenteve të brendshme duke respektuar klasifikimin dhe elementët përkatës të tyre. Kontrollon zbatimin e kërkesave që duhet të përmbushë çdo dokument.
  • Përgjigjet për daktilografimin/printimin, fotokopjimin dhe lidhjen e materialeve sipas kërkesave të drejtorive dhe sektorëve. Vepron sipas udhëzimeve të titullarit; në mungesë të tij, kompetencat delegohen me shkrim.
  • Mirëmban dokumentet e protokollit (regjistrin e protokollit, librin e postës, librin e noterëve dhe librat e shpërndarjes së shkresave të brendshme) dhe arkivon dokumentet sipas ligjit dhe rregullores së brendshme.
  • Merr masa për ruajtjen fizike të dokumenteve dhe është përgjegjës për organizimin e punës në arkivën fizike dhe dixhitale.
  • Menaxhon përdorimin e vulës së kompanisë në mënyrë rigoroze dhe të kujdesshme, në përputhje me ligjin dhe rregulloret.
  • Përgjigjet për finalizimin/formalizimin e proceseve të shitjes dhe kreditimit–hipotekimit, duke koordinuar komunikimin me klientët, specialistët bankarë, vlerësuesit e pasurive dhe palët e treta brenda/jashtë kompanisë, duke ruajtur etikën në çdo komunikim.
  • Kryen porositë për materiale pune (regjistra, dosje, shtypshkrime të ndryshme), administron përdorimin e tyre dhe koordinon logjistikën dhe transportin me Departamentin e Operacioneve.
  • Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori, në përputhje me legjislacionin dhe objektivat e punës.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar studimet në Shkenca Juridike ose Shoqërore.
  • Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet anglishtja.
  • Të njohë shumë mirë Paketën Office dhe mënyrën e protokollimit të dokumenteve.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Shënime​

Aplikantët e interesuar të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e email-it: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top