Kerkohet Shërbim Klienti ne Real Estate
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Sherbim Klienti
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Bashkohu me stafin e Agikons ne pozicionin " Sherbim klienti ne Real Estate".
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë. Bashkohu me stafin e Agikons ne pozicionin " Sherbim klienti ne Real Estate".
Detyrat
- Menaxhon marrëdhënien e klientit me kompaninë nga momenti i firmosjes së kontratës deri në dorëzimin fizik të pronës së blerë.
- Merr në dorëzim dhe menaxhon portofolin e klientëve sipas projekteve.
- Menaxhon proçesin e kërkesave të klientit për ndryshime në pronën e blerë, duke plotësuar formatet respektive, dorëzimin në departamente të caktuara, si dhe njoftimin e klientit sipas vendimeve të marra në afatin e përcaktuar në proçedurë.
- Informon klientët për fazën e punimeve në objekt me qëllim dërgimin e projekteve nga klientët brenda afateve të përcaktuara sipas fazës së punimeve.
- Koordinohet me strukturat e tjera të kompanisë si Inxhinierët zbatues dhe Arkitektë si edhe Master-in e Projektit në lidhje me informacione të ndryshme që kërkojnë klientët në lidhje me ecurinë e punimeve të projekteve.
- Ndjek marrëdhëniet financiare të klientit me kompaninë, të cilat kushtëzojnë dhe përcaktojnë zbatimin e kërkesave të miratura për ndryshime për objektin e klientit.
- Supervizon punimet në projektet përkatëse kur është e nevojshme.
- Të mbajë dhe të raportojë në mënyrë korrekte tek eprori sipas formatit të përcaktuar gjithë aktivitetin sipas proçedurës në fuqi.
- Koordinimi ndërmjet kompanisë dhe blerësit për çështje që lindin pas nënshkrimit të kontratës duke ndjekur me përpikmëri proçedurat e kompanisë dhe plotësimin në kohë të kërkesave.
- Ndjek ankesa dhe problematika të klienteve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre për një shërbim cilësor ndaj klientit dhe rritjen e kënaqësisë së klientit.
- Ndjek me Departamentin ligjor dhe financën proçesin e finalizmit të kontratës së shitjes kur del çertifikata e pronësisë.
- Ndjek klientët të cilët janë në vonesë me pagesën e kësteve.
- Raporton në baza ditore tek Drejtori i Departamentit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
- Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht.
- Të njohë shumë mirë programet baze Office (avantazh njohja e programeve profesionale).
- Të jetë i/e besueshëm.
- Të ketë aftësi të mira konkuruese dhe të jetë i aftë të punojë në grup.
- Të ketë aftësi menaxhuese e vendimarrëse.
Shënime
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare hr@agikons.com ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply WhatsApp