• kerkohet Menaxher per Marredheniet me Klientin

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga investitoret më të rëndësishëm dhe më të suksesshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidatë të kualifikuar për t’iu bashkuar skuadrës së Divizionit të Biznesit Korporatë në pozicionin:

Përkufizimi i pozicionit:
Menaxheri për Marrëdhëniet me Klientin është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të klientëve të caktuar dhe maksimizimin e fitimeve, duke pasur parasysh politikën e kreditimit të bankës, operacionet dhe buxhetin vjetor. Mban kontakte të drejtpërdrejta dhe bashkëpunon me kolegë të tjerë në Departamentet/Njësitë mbështetëse, ndërsa zhvillon “trajnime në punë” për punonjësit nën mbikëqyrjen e tij/saj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Zbaton Politikën e Kreditit të Bankës ndaj Klientëve të Korporatës
  • Performon shitje aktive të të gjitha produkteve dhe shërbimeve që ofron banka, me fokus në kreditimin dhe negocimin e kushteve të ofruara
  • Përfaqëson Bankën brenda Komunitetit të Biznesit, Seminareve, Bankave etj
  • Analizon dhe vlerëson strukturën financiare dhe rreziqet e pritshme kreditore të bizneseve dhe projekteve nën përgjegjësinë e tij/saj.
  • Prezanton në nivelet miratuese paketen e financimit te klienteve sipas kompetencave të duhura.
  • Prezanton dhe mbikëqyr rreziqet e kredisë që kanë të bëjnë me klientët e tij dhe kujdeset për ekspozimin total të kredisë.
  • Ndjek evoluimin e sektorëve dhe tregjeve të veçanta, ku operojne klientët korporatë duke u kujdesur për rrjedhën e kredive, duke gjurmuar problemet e rastësishme dhe duke propozuar hapa korrigjues.
  • Siguron zbatimin e Politikës së Kreditit të Bankës, si dhe të Procedurave Monetare dhe të Autoriteteve të Auditimit.
  • Kryen kontroll cilësor të përmbushjes dhe korrektësisë së propozimeve
  • Kontrollon dhe ndjek efiçencën e klientëve te tij dhe te portofolit të kredisë nën mbikëqyrjen e tij/saj.
  • Është përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e analistëve të kredisë dhe/ose zyrtarëve të caktuar
  • Mbikëqyrje plotësuese (aty ku është e nevojshme), për plotësimin korrekt të kontratave të kredisë, zgjidhjen e çështjeve ligjore me klientin, transaksionet bankare etj.
  • Mban kontakte të drejtpërdrejta me të gjithë Menaxherët/Njësitë e Departamentit për çështje të portofolit të klientëve të tij/saj
  • Propozon mënyra për të përmirësuar marrëdhëniet me klientin jo vetëm si çështje e Departamentit të Korporatës por edhe si çështje bashkëpunimi me departamentet dhe njësitë e tjera të Bankës.
  • Koordinon, vlerëson dhe trajnon njerëzit nën mbikëqyrjen e tij/saj
Kompetencat / aftësitë e kërkuara:
  • MBA ose MA në Ekonomi, Financë ose Administrim Biznesi (konsiderohet i preferueshëm)
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet (e detyrueshme)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur (e detyrueshme)
  • Njohuri shumë të mira të P/C (Excel, MS Word) (e detyrueshme)
  • Njohuri të mira të produkteve financiare të tregtisë ndërkombëtare, njohje e kushteve të tregut ndërkombëtar, leasing, faktoring etj.
  • Eksperiencë pune 8-10 vjet në pozicione të ngjashme pune ose të paktën 5 vjet në Bankingun e Korporatave.
  • Gjykim i fortë dhe pjekuri profesionale
  • Aftësi për të marrë përgjegjësi dhe për të dhënë zgjidhje për problemet e ngritura
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur nga Menaxheri i Korporatës dhe për të prodhuar rezultate
  • Aftësi të shkëlqyera për të shitur dhe tërhequr zakonore, negociata, komunikim (të folurit me shkrim dhe me gojë)
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, vendimmarrëse, punë nën presion
  • Fleksibilitet, përshtatje, konfidencialitet
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV brenda datës 04 shkurt 2022link

Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply
Back
Top