kerkohet Menaxher i Departamentit të Eksperiencës së Klientit dhe Zhvillimit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
TIRANA BANK, një nga bankat kryesore në Shqipëri dhe anëtare e Grupit BALFIN, mirëpret kandidat dinamik dhe proaktiv për t'iu bashkuar Departamentit të Eksperiences së Klientit dhe Zhvillimit dhe në pozicionin e mëposhtëm:
Përkufizimi i pozicionit:
Menaxher i Departamentit të Eksperiencës së Klientit dhe Zhvillimit siguron që çdo pikë kontakti përgjatë “udhëtimit të klientit” të jetë tërheqëse, efikase dhe efektive. Harton dhe përmirëson eksperiencën e klientit, i fokusuar në ndërtimin e marrëdhënieve të forta nëpërmjet mbledhjes së përshtypjeve të klientëve dhe duke i përfshirë ato në procesin e shitjes për të përmirësuar eksperiencën e përgjithshme të tij.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përcakton strategjinë dhe drejtimin e eksperiencës së klientit duke mbledhur njohuri gjithëpërfshirëse për të krijuar vlerën e klientit;
- Drejton dhe nxit bashkëpunimin në të gjithë kompaninë për të siguruar një qasje holistike ndaj eksperiencës së klientit në disiplina të ndryshme duke përfshirë marketingun, operacionet, shitjet, menaxhimin e aseteve, kapitalin dixhital dhe njerëzor;
- Udhëzon ekipin nëpërmjet udhëheqjes së mendimit dhe njohurive për të identifikuar mundësitë për përmirësim të vazhdueshëm për të krijuar një përvojë vërtet të diferencuar;
- Përgjegjës për hartimin e eksperiencës së klientit dhe optimizimin e saj përmes inovacionit, duke synuar të nxisë sjelljen fitimprurëse të klientit;
- Nxit mbajtjen e klientëve dhe rritjen e kënaqësisë dhe klientëve promotorë;
- Përgjegjës për menaxhimin e programit NPS duke monitoruar rezultatin e NPS-it, propozon, implementon dhe raporton planet e veprimit, percakton dhe komunikon objektivat, rrit ndërgjegjësimin e punonjësve në lidhje me eksperiencën konsumatore dhe zhvillon trajnime sipas nevojës.
- Harton “udhëtimin e klientit” për të përmbushur në mënyrë proaktive pritshmëritë e tij dhe për të mundësuar zbatimin e strategjisë se eksperiencës së klientit nëpërmjet një serie iniciativash;
- Zotëron një diplomë akademike në fushën e Ekonomisë ose Biznesit;
- Minimumi 5 vite përvojë në sektorin bankar, mundësisht në pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira drejtuese dhe të krijimit të ekipit me aftësi për të krijuar marrëdhënie produktive të punës dhe besim me ekipet nëpër departamente të shumta;
- Zoteron nje kuptueshmeri te fortë te strategjisë organizative;
- Aftesi krijuese me fuqi intelektuale për të udhëhequr edhe kur situata nuk është e përcaktuar mirë;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe personalitet karizmatik;
- Përvojë në udheheqje te projekteve ne lidhje me eksperiencën konsumatore, përcaktimin e hartës së “udhëtimit te klientit” dhe zbatimin me sukses të saj;
- Aftësi për të menaxhuar ndryshimin si edhe për përmirësimin e biznesit;
- Aftësi prezantuese për audiencë biznesi të niveleve të ndryshme;
- Aftësi të forta analitike;
- Aftesi në përdorimin e sistemeve, paketës Microsoft Office dhe Powerpoint;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze si me shkrim ashtu edhe verbale;
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat që plotësojnë kriteret e sipërpërmendura do të kontaktohen.
Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Banka Tirana sha, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Bankës dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues.Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Bankës Tirana sha, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Apply