• kerkohet Menaxher financiar per projekte ndertimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Menaxher financiar per projekte ndertimi".

Detyrat​

  • Kontrollon, verifikon dhe miraton faturat e blerjeve dhe shpenzimeve për projekte ndërtimi.
  • Monitoron kostot e projekteve dhe siguron përputhshmëri me buxhetet e miratuara.
  • Analizon kontratat me furnitorë dhe nënkontraktorë.
  • Ndjek procesin e blerjeve: porosi, fatura, dokumentacion shoqërues dhe pagesa.
  • Përgatit raporte financiare periodike për secilin projekt (kosto reale vs buxhet).
  • Kontrollon përputhshmërinë e faturave me legjislacionin tatimor dhe rregullat financiare në fuqi.
  • Bashkëpunon ngushtë me menaxherët e projekteve dhe departamentin e prokurimeve.
  • Mbikëqyr kontabilitetin e projekteve dhe mbylljet mujore financiare.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
  • Minimum 3–5 vite përvojë në sektorin e ndërtimit ose projekte ndërkombëtare.
  • Eksperiencë në kontroll faturash, blerje dhe menaxhim kostosh projektesh..
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor dhe financiar.
  • Aftësi të avancuara në MS Excel dhe programe financiare/kontabël.
  • Njohuri e gjuhës angleze (e domosdoshme)
  • Përbën avantazh njohja e gjuhës greke

Shënime​

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses tone te emailit: hr@agikons.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa:
Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane.
 


Apply WhatsApp
Back
Top