Kerkohet Juriste
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania "BE-IS" sh.p.k. është një kompani e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës. Aktualisht kompania po kerkon te punesoj 2 jurist/e te cilat duhet te kete eksperience te meparshme pune me prokurimet publike dhe dhe çeshtje te tjera lidhur me aktivitetin e kompanise.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kerkesat:
Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV si dhe Referencat per eksperiencat e kaluara ne adresen e e-mailit: info@be-is.al
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të ndjek aktivitetet e prokurimit publik ne Nivel Grupi.
- Raporton në mënyrë periodike tek Eprori për ecurinë e proceseve të prokurimit në nivel individual dhe në departamen.
- Evidenton publikimet në: Site APP; Site kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Siguron dokumentacionin e plotë të tenderave (shkarkim nga site përkatës ose zhvillimin e procedurave për blerjen e dokumentave në rast të tenderave jo elektronike).
- Analizon dokumentacionin e tenderave, nxjerr kriteret e kualifikimit.
- Përgatit dokumentacionin për tender në bashkëpunim me Njësinë e Ofertimeve, duke u angazhuar konkretisht në evidentimin dhe sigurimin e certifikimeve të stafit dhe kompanisë, kontratave të ngjashme si dhe dokumentacione të tjera shtesë në varësi të kërkesave dhe dokumentave të tenderit.
- Mbarëvajtja e gjithe proçedurave Juridike te shoqerise.
- Mban të azhornuar zyrat me ndryshimet e legjislacionit; Hartim i Kontratave, Marrëveshjeve me objekte të ndryshme.
- Përpilon dhe ndjek korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërive.
Kerkesat:
- Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
- Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 2 vite.
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
- Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
- Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
- Perben avantazh njohri te gjuheve te huaja.
Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV si dhe Referencat per eksperiencat e kaluara ne adresen e e-mailit: info@be-is.al
Apply