• Kerkohet Juriste

Kompania "BE-IS" sh.p.k. është një kompani e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht në atë të infrastrukturës. Aktualisht kompania po kerkon te punesoj 2 jurist/e te cilat duhet te kete eksperience te meparshme pune me prokurimet publike dhe dhe çeshtje te tjera lidhur me aktivitetin e kompanise.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Të ndjek aktivitetet e prokurimit publik ne Nivel Grupi.
  • Raporton në mënyrë periodike tek Eprori për ecurinë e proceseve të prokurimit në nivel individual dhe në departamen.
  • Evidenton publikimet në: Site APP; Site kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Siguron dokumentacionin e plotë të tenderave (shkarkim nga site përkatës ose zhvillimin e procedurave për blerjen e dokumentave në rast të tenderave joelektronike).
  • Analizon dokumentacionin e tenderave, nxjerr kriteret e kualifikimit.
  • Përgatit dokumentacionin për tender në bashkëpunim me Njësinë e Ofertimeve, duke u angazhuar konkretisht në evidentimin dhe sigurimin e certifikimeve të stafit dhe kompanisë, kontratave të ngjashme si dhe dokumentacione të tjera shtesë në varësi të kërkesave dhe dokumentave të tenderit.
  • Mbarëvajtja e gjithe proçedurave Juridike te shoqerise.
  • Mban të azhornuar zyrat me ndryshimet e legjislacionit; Hartim i Kontratave, Marrëveshjeve me objekte të ndryshme.
  • Përpilon dhe ndjek korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërive.

Kerkesat:
  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master.
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 2 vite.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij.
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore.
  • Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike.
  • Perben avantazh njohri te gjuheve te huaja.
Paga per kete pozicion pune eshte shume e kenaqeshme.
Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV si dhe Referencat per eksperiencat e kaluara ne adresen e e-mailit: info@be-is.al
 


Apply
Back
Top