• Kerkohet: INXHINIER STRUKTURIST

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
MUNDËSI PUNËSIMI

INXHINIER NDËRTIMI - STRUKTURIST



Jemi në kërkim të një Inxhinieri Projektues të diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi në profilin Strukturist për degën e shoqërisë tonë në Tiranë (Albania).

Kandidati do të jetë përgjegjës për hartimin e llogaritjeve strukturore me relacionet teknike përkatëse, dhe vlerësimeve tekniko-ekonomike të objekteve.

Kandidati ideal duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • Të ketë eksperiencë pune mbi 10 vjet në projektim strukturor të veprave të infrastrukturës rrugore apo edhe ndërtesave rezidenciale e industriale, veprave mbajtëse si mure, perde me pilota/palankola etj.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të:
  • kodeve europiane të projektimit strukturor (Eurocodes) apo atyre italiane NTC;
  • të paktën njërit prej programeve më popullore për llogaritje strukturore si SAP2000 etj.;
  • programeve CAD për vizatim si AutoCAD apo të tjerë të ngjashëm (njohuritë lidhur me programe BIM si Revit përbëjnë avantazh);
  • programeve të paketës MS Office sidomos Word dhe Excel;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze (të folur dhe të shkruar);
  • Të ketë ndjenjë të fortë të përgjegjësisë profesionale, dhe seriozitet në punë;
  • Të ketë metodikë punë dhe i aftë për të përvetësuar në një kohë të shpejtë njohuri të reja mbi programe dhe metoda të ndryshme llogaritëse;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative të nevojshme për punën në grup;
  • Kandidati duhet të udhëhiqet nga motivimi dhe disponueshmëria për rritje profesionale;
  • Disponueshmëri e menjëhershme.
Nëse ky rol përputhet me trajnimin tuaj dhe plotëson interesin tuaj, aplikoni në këtë mënyrë:

Dërgoni CV-në tuaj, diplomën dhe listën e notave në formatin pdf në adresën e mëposhtme të e-mailit: balcani@sgai.net dhe zelina.fule@sgai.net duke përcaktuar në objekt këtë referencë te ofertës për punë: Inxhinier Ndërtimi Strukturist për selinë e Tiranës (Albania)
 

Attachments

  • 2024-06-13_Strukturist.rA.pdf
    503.3 KB · Views: 2


Apply WhatsApp
Back
Top