• Kerkohet Inxhinier Ndertimi, në kantierin e Durrësit

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
  2. turqisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Ndertimi, në kantierin e Durrësit.

Roli dhe Përgjegjësitë:
  • Planifikon, ekzekuton dhe finalizon zbatimin e projekteve sipas afateve kohore dhe brenda buxhetit të projektit, sipas projekt-preventivit;
  • Përgatit dhe menaxhon grafikun e punimeve dhe ndjek ecurinë së tij;
  • Përpilon pjesën teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit;
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit;
  • Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurinë e projekteve;
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës
  • Mbikqyr, siguron, raporton dhe mban përgjegjësi edhe për përformancën e ekipit/stafit të projektit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Trajnime apo certifikime të ndryshme përbejnë avantazh;
  • Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad;
  • Të ketë te pakten 5 vite eksperiencë pune ne kantier;
  • Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, , projektuese dhe komunikuese;
  • Të ketë aftësi për të lexuar, dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, dhe manualet teknike;
  • Të ketë aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
Kriter i domosdoshem: Të ketë njohuri të mira të gjuhës Turke, ne te shkruar dhe te folur.
Shenime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose ne whatsapp + 355 69 70 50 917
 


Apply WhatsApp
Back
Top