• kerkohet Inxhinier IT

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
  2. Inxh. Telekomunikacioni
  3. IT Adminsitrim Rrjeti

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje Inxhinier IT.

Detyrat​

  • Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemeve dhe pajisjeve teknologjike, përfshirë serverat, rrjetin dhe harduerët.
  • Monitorimi dhe mbështetje e infrastrukturës IT dhe aplikacioneve të përdorura nga kompania.
  • Zgjidhja e problemeve dhe ofrimi i asistencës për përdoruesit e brendshëm në lidhje me çështjet teknologjike.
  • Implementimi dhe menaxhimi i masave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave dhe infrastrukturës teknologjike.
  • Rregullimi i sistemeve të kopjimit dhe rikuperimit të të dhënave për të siguruar që informacioni i rëndësishëm të jetë i mbrojtur.
  • Bashkëpunimi me ekipet tjera (p.sh. zhvilluesit, menaxherët e projekteve) për të identifikuar mundësitë e përmirësimit dhe optimizimin e proceseve teknologjike.
  • Përgatitja dhe implementimi i dokumentacionit teknik dhe udhëzuesve për përdoruesit.
  • Pjesëmarrja në projekte teknologjike të reja dhe inovative, duke kontribuar në zbatimin dhe përsosjen e sistemeve IT.

Kualifikimet​

  • Diplomë në Inxhinieri Kompjuterike, Teknologji Informacioni, ose fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë të paktën 5 vjeçare në një pozicion të ngjashëm.
  • Njohuri të thella në administrimin e sistemeve, rrjetit dhe sigurisë IT.
  • Aftësi të shkëlqyera në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Njohuri të platformave dhe mjeteve të përdorura për menaxhimin e rrjeteve dhe serverëve (p.sh. Linux, Windows Server, VMware, etj.).
  • Njohuri të protokolleve të rrjetit (TCP/IP, DNS, DHCP, etj.) dhe sistemeve të bazave të të dhënave.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe punës në ekip.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa detyra njëherazi

Shënime​

Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top