• Kerkohet Inxhinier Elektrik - Nivel i Larte Page

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania ALComm Solutions Shpk, Lider ne tregun Shqiptar prej mese 15 vitesh në zgjidhjet Teknologjike IoT, Elektrike,
BMS, Smart Solutions, Informatike, Sistemet e Sigurise së Integruar, Sistemet e Komunikimit etj, kërkon të punësojë:

LEAD INXHINIER ELEKTRIK

Inxhinier Elektrik përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet qe kompania zhvillon.

DETYRA DHE PERGJEGJESI

Koordinon përgatitjen e dokumentacionit te duhur tekniko–ligjor per institucionet respektive.
Koordinon punen midis grupeve të ndryshme në objektet ku do kryhen punimet elektrike.
Harton planet e zhvillimit te projekteve dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre.
Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, që nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar.
Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialsitëve elektrikë duke u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në projekt.
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, ne përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit.
Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike.
Harton dhe mbikqyr planin për mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike ne perputhje me standartin teknologjik.

ARSIMI-KRITERET DHE AFTESITE

Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike. Profili Energjitik I preferuar.
Përbën përparësi nëse disponon Licencë Elektrike profesionale apo/dhe specializuar në kurse profesionale.
Përbën përparësi eksperience e mepareshme ne Sisteme: BMS/KNX, HVAC, CCTV, Alarmi, Detektim Zjarri.
Aftësi të mira matematike dhe elektrike;
Të ketë njohuri në përdorimin e AutoCAD;
Të ketë njohuri në paketën Microsoft Office
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
Minimalisht 5 vite përvojë pune;
Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve;
Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese.

Kompania ofron trajnim dhe zhvillim të brendshëm professional, duke u integruar dhe përditesuar me të rejat teknologjike të kohës.
Mirëpresim aplikimet tuaja duke dërguar në email CV-në me foto, ne formatin Europass ose tjeter ne adresen: hr@alcomm.al.
Të gjitha apikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 "Për Mbrojtjen e të Dhënave personale"

Me shume info për Kompaninë mund të gjeni prane link www.alcomm.al
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top