kerkohet Inxhinier/e Supervizor Senior
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin "Inxhinier Supervizor".
Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e zbatimit të projekteve duke kontrolluar cilësinë dhe sasisë e punimeve të zbatuara.
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në sektorin e konstruksioneve metalike në pozicionin "Inxhinier Supervizor".
Supervizor i Ndërtimit është përgjegjës për supervizimin e zbatimit të projekteve duke kontrolluar cilësinë dhe sasisë e punimeve të zbatuara.
Detyrat
- Inspektim dhe certifikim i punimeve të pasqyruara ne dokumentacionin mujor nga inxhinier dhe/ose teknik që ndjekin zbatimin e punimeve
- Inspektim i vazhdueshëm i cilësisë së punimeve që zbatohen
- Inspektim i vazhdueeshëm i saktësisë (përputhja me projektin e dhënë për zbatim dhe specifikimet teknike) të punimeve që zbatohen.
- Të krijojë dhe të prodhojë një sistem raportimi të detyrave të lëna dhe të kontrolleve të kryera
- Monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i ecurisw tw zbatimit të planeve mujore të inxhinierëve dhe / ose teknikëve që ndjekin zbatimin e punimeve.
- Të përcaktojë dhe sigurojw respektimin e mënyrave dhe frekuencës sw testimeve periodike të materialeve ndërtimore
- Të sigurojë që po zbatohen të gjitha kërkesat tekniko ligjore për objektin
- Të raportojë për secilin projekt që është përgjegjës për progresin e zbatimit të projektit në krahasim me grafikun / planin dhe të përmbledhë në një raport problemet, nevojat dhe detyrat e lëna përgjatë muajit.
Kualifikimet
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
- Kandidatët preferohen të kenë minimalisht 5 vite pune si Inxhinier Ndërtimi në SUPERVIZIM por përparësi kanë kandidatët me më shumë vite eksperiencë në këtë fushë
- Të zotërojë liçensë të vlefshme në Projektim dhe / ose Mbikëqyrje në kolaudim, në të kundërt të plotësojë kriteret e nevojshme për tu pajisur më një të tillë
- Avantazh kanë kandidatet të cilët disponojnë më shumë pika në keto Liçensa
- Të zoterojë shumë mirë programin AUTOCAD, si dhe ‘’Paketën Office’’
- Të ketë njohuri shumë të mira në leximin, zbatimin dhe supervizimin e projekteve
- Preferohet të zotërojë gjuhën Angleze dhe Italiane
- Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Shënime
Kandidatet e interesuar te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adreses zyrtare te emailit: hr@agikons.comDepartamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply WhatsApp