• kerkohet Inxhinier/e Preventivues

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Inxhinier/e Preventivues.
Inxhinier/e Preventivues do të duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për hartimin dhe rivleresimin e preventivave duke zhvilluar analiza teknike të zërave të rinj të punës në përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor dhe Financiar sipas afateve të përcaktuara nga projekti.

Detyrat​

  • Harton preventiva, libreza masash, analiza teknike cmimesh etj.
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.

Kualifikimet​

  • Diplomë në degen e Inxhinierisë së Ndërtimit ose Diplome ne degen e Inxhinierise Ekonomike.
  • Eksperience pune te pakten 1 vit ne ndertim ose ne industrine e prodhimit.
  • Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri te mira të Paketës Office.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese.
  • Njohuri shumë të mira në leximin dhe kuptimin e projekteve.
  • Te njohe manualet dhe analizat e cmimeve te zerave te ndertimit

Shënime​


Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top