kerkohet Inxhinier/e Ndertimi, profil Gjeoteknik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
AGI KONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi me profil Gjeoteknik.
Inxhinieri i Ndërtimit me profil Gjeoteknik do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Inxhinieri i Ndërtimit me profil Gjeoteknik do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
Detyrat
- Kryerja e analizave gjeoteknike dhe vlerësimi i kushteve të tokës dhe strukturave për projekte ndërtimi.
- Hartimi i raporteve teknike për vlerësimin e të dhënave gjeoteknike dhe rekomandimi i zgjidhjeve të përshtatshme për ndërtimin e strukturave.
- Projektimi i sondazheve gjeoteknike dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre në terren.
- Bashkëpunimi me arkitektë, inxhinierë të tjerë dhe ekipet e ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë e projekteve me specifikimet gjeoteknike.
- Vlerësimi dhe parashikimi i rrezikut të mundshëm për shkatërrimin e strukturave në bazë të kushteve gjeoteknike.
- Kontrolli dhe monitorimi i ndërtimit të projekteve për të siguruar përputhshmërinë me projektet dhe rregulloret e aplikueshme.
- Ofrimi i këshillave teknike dhe mbështetje gjatë fazës së realizimit të projektit dhe pas përfundimit të tij.
- Pjesëmarrja në përgatitjen dhe shqyrtimin e ofertave dhe dokumenteve të tenderëve për projekte të ndryshme.
- Ne varesi te shpimeve gjeologjike dhe llojit te materialit percakton bazamente te sigurt per themele per objekte, mure mbajtese, diga, tombino
- Llogarit perforcime vertikale sic jane pilota , diafragma etj per te siguruar qendrueshmeri ne germimin e themeleve te objektit.
- Identifikon shtresat ku do mbeshteten themelet ( nese kane nevoje per perforcim bazamenti ose jo) dhe projekton nje plan germimi te sigurt ne qendrueshmerine e skarpatave ne varesi te llojit te materialit
- Projekton perforcime skarpatash dhe shpatesh te germuara qe kane rezik shembje
- Projekton perforcim themelesh te objekteve ekzistues.
- Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
- Raporton tek Kryeinxhinieri.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi me specializim në Gjeoteknikë.
- Të ketë përvojë pune të paktën 5 vite në fushën e inxhinierisë gjeoteknike, përfshirë analiza dhe projektimin e bazamenteve, sondazheve gjeoteknike dhe mbikëqyrjen e projekteve te ndërtimit.
- Të disponojë licencë profesionale për ushtrimin e profesionit si inxhinier ndërtimi.
- Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhje problemash.
- Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi të shkëlqyera.
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
- Njohuri të thella të rregulloreve dhe standardeve të sigurisë në ndërtim
Shënime
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: hr@agikons.comTë gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: hr@agikons.com
Apply WhatsApp