• kerkohet Inxhinier/e Kontrollor volumesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  2. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Inxhinier/e Kontollor Volumesh".

Detyrat​

  • Mbikëqyrja e përdorimit dhe shpërndarjes së materialeve në kantierin e ndërtimit për të siguruar që sasia e materialeve të jetë në përputhje me planin e projektit kur punimet behen me grupet e bazes se normuar.
  • Koordinimi dhe menaxhimi i inventarit të materialeve dhe burimeve të tjera, duke siguruar që materialet të jenë të mjaftueshme dhe të arrijnë në kohë.
  • Llogaritja dhe kontrolli i sasisë së materialeve të nevojshme për secilën fazë të ndërtimit në përputhje me specifikimet e projektit.
  • Kontrolli i saktësisë së dokumentacionit dhe raporteve për përdorimin e materialeve dhe sasinë e tyre gjatë realizimit të projektit.
  • Kontrolli I saktesise se dokumentacionit mujor qe permbyllet nga inxhinieret e zbatimit per grupet nenkontraktore perpara se ato te njihen si detyrime.
  • Bashkëpunimi ngushtë me menaxherët e projekteve dhe ekipet teknike për të optimizuar përdorimin e materialeve dhe për të parandaluar humbjet.
  • Analizimi i shpenzimeve dhe parashikimi i nevojave të mëtejshme për materiale në çdo fazë të projektit.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me standardet e ndërtimit dhe rregulloret për përdorimin e materialeve.
  • Menaxhimi i raportimeve periodike të inventarit dhe sasisë së materialeve që janë përdorur, të mbledhura dhe të shpërndara.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Hidro, ose Inxhinieri mekanike profili inxh materialesh.
  • Përvojë të paktën 5 vite ne zbatim punimesh ndertimi, ose te pakten 2 vite në mbikëqyrjen e sasive në ndërtim, me fokus në projekte ndërtimi të madhësive të ndryshme.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike për llogaritjen dhe menaxhimin e sasive të materialeve.
  • Njohuri të thella të rregulloreve të ndërtimit dhe procedurave për menaxhimin e materialeve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet e ndërtimit dhe menaxhimin e projektit.
  • Aftësi për të përdorur software të menaxhimit të projektit dhe mjetet e ndihmës për llogaritjen e sasive të materialeve.
  • Vëmendje e madhe ndaj detajeve dhe aftësi për të monitoruar dhe menaxhuar inventarët me saktësi.

Shënime​


Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top