kerkohet Inxhinier/e Elektronik
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Përshkrimi
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje Inxhinier/e Elektronik.
Detyrat
- Projektimi dhe zhvillimi i sistemeve dhe produkteve elektronike, përfshirë qarqet dhe pajisjet elektronike.
- Pjesëmarrja në procesin e testimit dhe analizës së sistemeve elektronike për të siguruar që ato përmbushin kërkesat teknike dhe standardet e cilësisë.
- Zgjidhja e problemeve dhe optimizimi i dizajnëve ekzistues për përmirësimin e performancës dhe efikasitetit.
- Realizimi i analizave dhe simulimeve të qarqeve dhe sistemeve elektronike për të verifikuar funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë.
- Menaxhimi i dokumentacionit teknik, duke përfshirë diagramet e qarqeve dhe raportet e testimeve.
- Mbështetje në zhvillimin e specifikimeve teknike dhe analizimin e kërkesave të klientëve për produkte të reja.
- Mbështetje dhe këshillim për ekipet e prodhimit dhe mbështetjes teknike për zgjidhjen e çështjeve të mundshme gjatë prodhimit.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Elektronike, ose një fushë e ngjashme.
- Eksperiencë të paktën 5 vjeçare në projektimin dhe zhvillimin e sistemeve elektronike.
- Njohuri të thella në përdorimin e mjeteve për projektimin dhe simulimin e qarqeve elektronike
- Njohuri të avancuara në përbërësit elektronikë dhe teknologjitë e përdorura në ndërtimin e sistemeve elektronike.
- Aftësi për të analizuar dhe diagnostikuar probleme komplekse teknike në qarqe dhe sisteme elektronike.
- Eksperiencë në testimin dhe verifikimin e sistemeve elektronike dhe pajisjeve të prodhuara.
- Aftësi për të krijuar dhe menaxhuar dokumentacion teknik dhe raporte të testimeve.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar projekte të ndryshme njëherazi.
Shënime
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.comTë gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply WhatsApp