• kerkohet Financiere Tirane

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
ATDG (Art and Tourism Development Group), kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë), ju ofron mundësinë të fitoni eksperiencë të jashtëzakonshme!
ATDG kerkon te punesoje financiere ne Tirane.

Detyrat​

  • Regjistrimi i MA/MP për Arka Art Hotel, Lobby Bar dhe Marea Resort në Excel dhe Alpha Web, me kontabilizimin dhe rakordimin përkatës.
  • Kontrolli dhe rakordimi ditor i arkës, shitjeve fiskale, likuidimeve dhe dokumentacionit shoqërues.
  • Verifikimi i urdhrave të shitjes dhe konvertimi i tyre në fatura në Alpha Web.
  • Kontabilizimi i faturave të shitjes dhe blerjes pas kontrollit të çmimeve dhe zbatimit të uljeve të miratuara.
  • Rakordimi i klientëve, analizimi i kartelave dhe mbyllja mujore e Lobby Bar, Marea Resort dhe Arka Hotel.
  • Përgatitja e raporteve javore dhe raportimi i problematikave financiare tek eprorët.
  • Pjesëmarrja në inventarët fizikë, evidentimi i diferencave dhe sistemimi i tyre në sistem.
  • Bashkëpunimi me stafin e financës dhe zbatimi i detyrave të ngarkuara nga eprorët.

Kualifikimet​

  • Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet.
  • Njohuri të mira në programin Alpha.
  • Saktësi, produktivitet dhe aftësi për përmbushjen e afateve.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me etikë profesionale.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com

Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com

Nr. Tel+355 68 648 0086
Adresa
: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top