• kerkohet Financier/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Financier/e".

Detyrat​

  • Rregjistrimi i faturave në kontabilitet si dhe ndjekja në kohë e tyre;
  • Përgatitja e raporteve financiare sipas udhëzimeve të menaxherit të financës;
  • Analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Ndjekja e pagesave periodike nëpërmjet transaksioneve bankare;
  • Të kryejë çdo detyrë tjetër sipas nevojës së kompanisë.

Kualifikimet​

  • Të ketë eksperiencë pune si financier/e minimalisht 2 vite;
  • Të ketë aftësi të mira të dokumentacionit financiar dhe ligjit të aplikueshëm;
  • Të ketë aftësi të mira organizative, krijuese dhe në përmbushjen e afateve për detyrat e lëna;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të ruajë konfidencialitetin dhe etikën profesionale;
  • Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Shënime​


Dërgoni cv-në tuaj në adresën zyrtare të emailit duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni.
Email: hr@agikons.com

AGIKONS” Sh.p.k

Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tiranë, Albania.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top