• kerkohet Faturist/e

Inna Group Shpk është një kompani me bazë në Shqipëri,
që merret me distribuimin e produkteve të njohura si Birra Peja, pije freksuese Sola dhe pijen energjike Go+.
Faturisti duhet të sigurojë lëshimin korrekt dhe në kohë të faturave dhe dokumentacionit shoqërues për mallrat që dalin nga magazina, duke garantuar përputhshmërinë me porositë reale dhe regjistrimin e saktë në sistem, në përputhje me politikat e kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore
  • Përgatit faturat e shitjes sipas porosive.
  • Siguron që çdo porosi të shoqërohet me dokumentacionin përkatës dhe në përputhje me ngarkesën reale.
  • Raporton në mënyrë të rregullt shitjet ditore.
  • Përgatit raporte periodike sipas kërkesave të kompanisë.
  • Bashkëpunon ngushtë me magazinierët dhe shoferët për saktësinë e procesit të ngarkim-shkarkimit.
  • Punon në koordinim me departamentin e financës për korrektësinë kontabël të të dhënave dhe regjistrimeve.
Kualifikimet:
  • Perfunduar Fakultetin Ekonomik .
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me iniciativë.
  • Organizim dhe menaxhim i kohës.
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në emailin: elisena.d@inna-group.com
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top