• Kerkohet Elektriçist

AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), "Tarraca e Ullijve" (Dhërmi), "Plazhi i Gurtë" (Qeparo), "Bougainville Bay" (Sarandë) si edhe "Meshtekna" Brezovice.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj Agikons Sh.p.k shpall vakant pozicionin e punës: Elektriçist
Detyrat


  • Instalon dhe garanton mirëmbajtjen e lidhjeve elektrike, aparateve, pajisjeve të tjera.
  • Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike dhe komponentëve te tyre, duke përdorur pajisje e testimi, për të gjetur shkakun e një defekti dhe për ta korrigjuar atë.
  • Instalon dhe mirëmban paisjet e sistemeve të ndriçimit.
  • Realizon inspektime të komponentëve elektrik të tilla si transformatorë dhe automatë.
Kualifikimet



  • Të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në këtë pozicion.
  • Të ketë kryer arsimin e mesëm si Elektriçist (Dokumentacion te cilet vertetojne kualifikimin perkates).
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese dhe organizuese.
Shënime

Kandidatet e interesuar per me teper informacion mund te na kontaktojne nepermjet nr. te kontaktit 068 40 52 085;

Agikons Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerezore
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
E-mail: hr@agikons.com
Tel: +355 68 40 52 085


Agikons
“Agikons” sh.p.k
Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
Tel: +355 68 40 52 085
hr@agikons.com | www.agikons.com

 


Apply WhatsApp
Back
Top