• kerkohet Drejtor i përgjithshëm

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Inxhinieri
  4. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, S&D Invest Sh.a pjese e grupi Agikons kërkon të punësojë një Drejtor te pergjithshem , i cili do drejtoi drejtorinë, ruaj vlerën e aseteve dhe siguron qëndrueshmëri financiare të shërbimeve të menaxhimit.

E themeluar në vitin 2008, S&D INVEST SH.A. është një nga kompanitë më të mëdha në fushën e zhvillimit rezidencial në Shqipëri. Prej vitesh operojmë në tregun vendas, me fokus në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe administrimin profesional të bashkëpronësisë.

Pergjegjesit dhe Detyrat
  • Harton strategjinë vjetore dhe buxhetin e drejtorisë; ndjek realizimin.
  • Mban marrëdhënien me Zhvilluesin dhe raporton periodikisht (realizim grafiku, kosto/objekt, arkëtim, fond rezervë).
  • Miraton planet e menaxhimit, preventivat e mëdhenj dhe kontratat e rëndësishme.
  • Drejton lidhjen komerciale me SD Zhvillim (Marketing/Shitje/Kujdes Klienti).
  • Mbikëqyr 3 departamentet dhe vendos prioritetet ndër-departamentale.
  • Siguron pajtueshmërinë ligjore dhe planin e tranzicionit drejt asamblesë.
  • Nxit rritjen e portofolit (objekte të reja, shërbime individuale).
  • Vendos mbi buxhetin, strukturën, çmimet/marzhet dhe kontratat brenda kufijve të deleguar nga Bordi.
Kualifikimet
  • Arsim Master/Bachelor në Menaxhim/Inxhinieri/Ekonomi;
  • Eskperience 7+ vite, ≥3 në drejtim.
  • Planifikim strategjik, financë, menaxhim aseti/facility, njohuri ligjore bazë.
  • Lidership, delegim, vendimmarrje, komunikim, menaxhim konflikti, orientim nga rezultati.
Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest.sh.a duke derguar cv tuaj ne adresen tone te emailit: hr@agikons.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top