• kerkohet Asistent/e Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Jemi në kërkim të një Asistent/e marketingu të përkushtuar për të bashkëpunuar me ekipin tonë në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut. Asistenti/e marketingu do të ketë një rol kyç në mbështetjen e aktiviteteve të marketingut dhe komunikimit të markës nëpërmjet kanaleve online dhe offline.

Detyrat​

  • Mbështetja në zhvillimin dhe zbatimin e planeve të marketingut në përputhje me objektivat e produkteve të kompanisë.
  • Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së mediave sociale, duke përfshirë postime, fotografi dhe video për të rritur prezencën tonë në rrjete sociale.
  • Përgatitja dhe koordinimi i materialeve të marketingut, përfshirë broshura, katalogë, fletëpalosje dhe materiale promovuese të tjera.
  • Monitorimi i performancës së fushatave të marketingut dhe raportimi i rezultateve për ekipin drejtues.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të krijuar materiale të cilat përmbajnë mesazhin dhe identitetin e markës.
  • Mbështetja e organizimit dhe menaxhimit të aktiviteteve promovuese dhe eventeve të ndryshme.
  • Ndjekja e tendencave të industrisë së mediave sociale dhe përdorimi i tyre për të përmirësuar strategjitë tona.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të siguruar që përmbajtja dhe aktiviteti në mediave sociale të përputhet me qëllimet e përgjithshme të markës.
  • Ndjekja dhe përditësimi i materialeve të nevojshme në WEBs të kompanisë, me asistimin e menaxherit të marketingut.

Kualifikimet​

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e marketingut, komunikimit, ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, të shkruar dhe të folur shqip.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, të shkruar dhe të folur anglisht.
  • Përgjegjshmëri dhe aftësi organizative të mira.
  • Aftësi për të punuar efektivisht në një ekip dhe për të menaxhuar shumë detyra në një kohë.
  • Njohuri bazë e platformave të mediave sociale dhe mjeteve të analizës së tyre (p.sh. rrjetet sociale si Meta Business, TikTok, LinkedIn, Youtube, dhe Insights Meta Business, Google Analytics).
  • Njohuri bazë e platformave të programeve design si Canva për publikimet në mediat sociale.
  • Përvojë pune në fushën e marketingut min një vit është një avantazh.

Shënime​

Nëse jeni një individ energjik, kreativ dhe me pasion për marketingun, jeni i ftuar të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën tonë të emailit hr@agikons.com për të qenë në shqyrtim për këtë mundësi të shkëlqyeshme punësimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top