kerkohet Asistent/e Inxhinier Kostoist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi me 30 vite eksperiencë në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të punimeve. Pika jonë më e fortë është stafi, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij. Në Agikons sh.p.k secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet në bazë të rezultateve.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë e për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k është zgjedhja jote më e mirë. Jemi duke kërkuar Asistent/e Inxhinier Kostoist.
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë e për t’u mirëpaguar pas çdo rritjeje, atëherë Agikons sh.p.k është zgjedhja jote më e mirë. Jemi duke kërkuar Asistent/e Inxhinier Kostoist.
Detyrat
Detyrat kryesore:- Situacione
- Asistim ne pergatitjen e situacioneve mujore dhe analizes se cmimeve bazuar ne manual per zera te punimeve qe kryen vete kompania dhe nenkontraktori.
- Pergatitja e librezes se masave.
- Hartimi i situacioneve mujore per tender ne baze te preventivit duke bere analizen e cmimit per cdo ze punimi.
- Hartimi permbledhes i situacioneve per cdo objekt, qe pasqyrojne progresin e punes dhe shpenzimeve
- Kosto
- Raportimi i kostos tek Projekt Menaxheri, Departamenti Teknik dhe i Finances.
- Monitorimi i kostos periodikisht gjate procesit te ndertimit.
- Kontroll
- Kontrolli sistematik i kostos per blerjet mujore.
- Shkarkimi i materialeve
- Shkarkimi i materialeve per cdo ze punimi ne baze te analizes se kostos.
Kualifikimet
- Diplomë në degen e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Eksperience pune te pakten 1 vit.
- Të zotërojë mirë të Paketën Office.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Njohuri shumë të mira në leximin dhe kuptimin e projekteve.
- Te njohe manualet dhe analizat e cmimeve te zerave te ndertimit
Shënime
Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: hr@agikons.com“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apply WhatsApp