• kerkohet Arkitekt/e Senior

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Eksperienca
vetem me eksperience
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Në kuadër të zhvillimit të saj kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin "Arkitekt/e Senior".

Përshkrimi i Pozicionit:
Arkitekti është i përfshirë në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit, që në projekt-ide e deri në projekt-zbatim. Ky rol përfshihet në analizimin e kërkesave të klientit, të rregulloreve dhe zhvillimin e dizajnit.

Detyrat​

  • Projekton, planifikon afatet e dorëzimit të projektit arkitekturës dhe mbikqyr gjatë fazës së zbatimit të ndërtimit;
  • Te njohë shumë mirë ligjet-rregulloret në fuqi ,si per sa I përket projekt - zbatimit ashtu dhe në përgatitjen e dokumentacioni Teknik;
  • Të ketë njohuri shumë të mira mbi normativat e projektimit për kategori të ndryshme si: banim, komplekse të ndryshme me objekte rezidenciale dhe hoteleri, shëndetësi, arsim, industri;
  • Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kërkuar, inspekton kantierin e ndërtimit;
  • Siguron se çdo koncept, skicë arkitekturore është kuptuar drejtë nga klientët e interesuar;
  • Rishikon skicat duke marrë në konsideratë kërkesat e klientëve por gjithnjë në përputhje me planin e përgjithshëm teknik të ndërtimit;
  • Përgatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet dhe miraton materialet që duhen përdorur;
  • Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt;
  • Administron projekte të ndryshme dhe ndërton plane pune dhe kujdeset për mbarëvajtjen e projekteve në të gjitha fazat e projektimit, nga projekt ide-ja deri në projekt zbatim;
  • Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë duke ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimin më të gjitha palët e përfshira në projekt.

Kualifikimet​

  • Diplomë Universitare në Arkitekturë;
  • Minimumi 5 vite përvojë relevante pune;
  • Aftësi të larta krijuese dhe inovatore;
  • Ndjenjë artistike të lartë dhe vëmëndje ndaj detajeve;
  • Të menduarit krijues dhe i orientuar drejt punës në grup;
  • Aftësi për të analizuar proceset e punës dhe procedurat dhe për të identifikuar mundësi përmirësimi;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me kolegët;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe jo verbale;
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve bazë kompjuterike të paketës MS Office;
  • Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike profesionale si Autocad etj;
  • Aftësi të larta profesionale në modelim 2 -3 dimensional.

Shënime​


Dërgoni cv-në tuaj në adresën zyrtare të emailit duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni.
Email: hr@agikons.com

“AGIKONS” Sh.p.k
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tiranë, Albania.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail: hr@agikons.com
www.agikons.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top