Kerkohen eksperte te jashtem ne fushen psiko sociale (trajnere / supervizore)
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Supervizor | Team Leader
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kërkon Ekspertë të jashtëm për:
- Trajnimin me fëmijët mbi “Komunikimin efektiv”
- Trajnimin me stafet e kujdesdhënëseve me temën “Si ti trajtojme femijet me nevoja te vecanta: mërzitje, tërheqje, ankth dhe frikë;
- Trajnimin me stafin “Puna me të rinjtë në problemet e shëndetit mendor dhe zhvillimit.
- Trajnimin me të rinjtë “Fenomeni I bullizmit në përdorimin e mediave sociale dhe ndikimi tek të rinjtë” (përdorimi i internetit të sigurt).
- Workshop me të rinjtë mbi shëndetin seksual dhe riprodhues, HIV/AIDS dhe SST
- Ekspertë që trajtojnë fëmijë/ të rinjtë me nevoja në mental health - psikoterapist dhe psikiater.
- Supervizues për supervizimin në grup te stafit të kujdesdhënësve mbështetës / të punonjësve të kujdesit për të rinjtë
- Supervizues për supervizimin në grup të të rinjve
Profili për Ekspertët
- Të kenë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara
- Të kenë eksperience pune mbi 5 (pesë) vite
- Të paktën 5 vjet eksperiencë në trajnime me fëmijët apo të rriturit
- Të paktën 5 vjet eksperiencë në dhënien e supervizimeve
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Aftesi per ruajtjen e konfidencialitetit.
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 30.04.2024 në adresën [B]hr@soskd.org.al[/B] një
- Curriculum Vitae
- Letër interesi
- Fotokopjen e diplomës
Apply