Kerkese per oferte Blerje Karburant
- Tirane
Date 27.11.2023
Lënda: Kërkohet ofertë për pjesëmarrje në procedurën e tenderit “Ftesë për të konkurruar” me objekt “ITB Blerje Karburant, Gazoil Eurodiesel ULSD 10 me tollon Elektronik” Ref:M02-23 për organizatën jo-qeveritare “Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë”.Rreth RMSA:
Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë (RMSA) është një organizatë lokale jo- qeveritare, jo-fetare dhe jo-fitimprurëse e cila ofron shërbime ne mbështetjen e refugjatëve, migrantëve, azilkërkuesve duke i siguruar nevojat bazë strehim, ushqim, veshmbathje, ndihmë mjekësore, këshillim psiko-social, këshillim ligjor, asistencë dhe mbrojtje ligjore për raste të veçanta.
RMSA në vendim-marrjen e saj është e pavarur nga qeveria, institucionet në varësi të qeverisë, shoqata, grupime ose parti politike, fetare, biznesi etj. por është dhe mund të jetë anëtare e rrjeteve e organizatave të tjera që punojnë në fushën e azilit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Nga subjektet kerkohen keto dokumenta:
- Leje tregtimi ose liçencë per tregtim karburantesh të llojit III/A (Gazoil, Diesel) të vlefshme.
- Fletë Analize lëshuar nga ISHTI, për karburant Gazoil Eurodiezel D1
- Ekstraktit mbi historikun e subjektit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
- Vertetim qe sub jekti nuk ka detyrime(e-albania)
- Foto te niptit
- Te disponojne karta elektronike dhe te jete e vlefshme ne te gjitha pikat.
- Një List të pikave të karburanteve që shërbejnë me karte elektronike në gjithë Teritorin e Republikës të Shqiperisë.
- Referenca për shërbim të ngjashëm me institucione të tjera (Emri Institucionit dhe Kohëzgjatja e kontratës) ANEKS 5.
- RMSA Code of Cunduct ANEKS 3
- RMSA Vendor Registration ANEKS 4
- List Çmimesh të karburantit gjat 6 muajve te fundit ANEKS 6
- Referouni te Aneks 2: Specifikimet teknike
Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 06 Dhjetor 2023 dhe ora 14:00 në adresën:
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë - Tel: +355 445 10 132
e-mail procurement@rmsa.al
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë - Tel: +355 445 10 132
e-mail procurement@rmsa.al
Shtyrje afati
Ofertat duhet të dorëzohen vetëm me zarf të mbyllur pranë zyrës së R.M.S.A. deri në Datën 11 Dhjetor 2023 dhe ora 14:00 në adresën:
Sheshi “Karl Topia”, Godina “Trema Engineering 2”, kati 3, ap. 6, Tiranë - Tel: +355 445 10 132
e-mail
e-mail
Attachments
-
ITB -Blerje Karburanti (Ref 2023...docx91.5 KB · Views: 4
-
ANEKS 6 - ÇMIMET E KARBURANTIT 6 MUJORI FUNDIT 2023...xlsx14.1 KB · Views: 2
-
Aneks 4 Forma e regjistrimit të Subjekteve (4).pdf146.6 KB · Views: 4
-
Aneks 3-RMSA Supplier Code of Conduct 2023...docx19.9 KB · Views: 4
-
ANEKS 1 oferta financiare 2023...xlsx9.3 KB · Views: 4
Contact WhatsApp