• Kasiere pranë Metro Bar Restorant në Terminalit Lindor të Autobusëve ( TEG)

Metro Bar Restorant pranë Terminalit Lindor të Autobusëve ( TEG) po kërkon të punësojë :

Kasier / e

Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjës për të ofruar një shërbim të shkëlqyer ndaj klientëve duke siguruar një proces pagese të shpejtë dhe të saktë.



Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që afrohet pranë kasave.
  • Kryen të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e Klientit.
  • Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte dhe kontrollon në monitor përshkrimin, sasinë si dhe çmimin që të përputhen me produktet që skanohen. Për çdo mospërputhje raporton menjëherë tek Kryearkëtari apo Supervizori i Kujdesit ndaj Klientit.
  • Respekton dhe bashkëpunon me koleget për të krijuar një mjedis të këndshëm pune.
  • Zbaton kodin e veshjes dhe kodin e sjelljes dhe siguron të jetë me uniformë të plotë gjatë gjithë kohës në punë.
  • Zbaton me përpikmëri rregulloren dhe të gjithë procedurat e miratuara.
  • Pranon detyra të tjera siç nevojiten apo kërkohen në çdo kohe për mbarëvajtjen e punës.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh)
  • Eksperiencë pune : Preferohen eksperiencat e ngjashme të punës.

Aftësitë:
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pëlqejë punën me njerëzit dhe të jetë entuziast.
  • Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.

Ju lutemi te dergoni CV ne adresen e email- it hr@praslininvestment.com
Nr tel : 0699503502

Cel. : 0699503502
 


Apply WhatsApp
Back
Top