• Kasap QTU

SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale


Pozicioni: Kasap QTU
Departamenti: Departamenti Operacional
Vendodhja: Tirane.

Detyra dhe Përgjegjësi:
  • Njohja e pjesëve anatomike të mishit;
  • Prerja e mishit sipas standarteve anatomike të tij dhe ndarja e produkteve të mishit për përpunim;
  • Prerja e produkteve të mishit dhe nxjerrjë e tyre në banak;
  • Mbajtja pastër dhe e rregullt e tavolinave dhe pajisjeve të laboratorit;
  • Konfirmimi i kodeve dhe çmimeve të shitjes së produkteve që ndodhen në etiketë me peshoren;
  • Marrja pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar paraprakisht mallrat në magazinë;
  • Bashkpunim me kolegët;
  • Kontrollimi i produktit para se të ekspozohet në banak, në mënyrë të tillë që të eleminohen rastet e nxjerrjes se produkteve të papastra dhe të dëmtuara;
  • Mbikqyr furnizimet e mishit dhe sistemimin e tyre në frigorifer;
  • Bën gati porositë për Marketet;
  • Raportimi pranë Përgjegjësit të repartit për raste të abuzimit;
  • Raportimi sa më sipër edhe për rastet e abuzimit ose shpërdorimit të produkteve nga punonjës të hipermarketit;
  • Njohja shumë e mirë e gjithë hipermarketit dhe familjeve të produkteve që tregëtohen;
  • Të jetë rigoroz në ruajtjen e recetave të përpunimit të mishit;
  • Të ndihmojë kolegët në rast se ka mundësi;
  • Duhet të kontrollojë herë pas here gjendjen e repartit për mungesë produktesh (në rastin kur ka mungesa raftet të zvendësohen me një produkt tjetër);
  • Për produktet e mishit që dalin me cilësi të dobët duhet të lajmerojë përgjegjësin e tij;
  • Angazhimi i tij për të përballuar edhe shitjen në banak;
  • Iniciativë për të përpunuar produktet edhe pa njoftimin e përgjegjësit;
  • Profesional për të përballuar punën edhe kur një pjesë e stafit mungon;
  • Bashkëpunues dhe qendrim proaktiv në flukset dhe ngarkesat e punës, etj.

Kërkesat:
a. Edukimi:
Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
b. Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë të ngjashme pune.
d. Aftesi të tjera:-Aftësi për te punuar në skuadër;
-Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
-Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al se te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top